Categories Lajme

“Të isha si Rama, do të shqetësohesha!”/ Fevziu: Kriza po dëmton shtresën e mesme! Qeveria rrezikohet atëherë kur nuk e pret

Gazetari Blendi Fevziu thotë se Edi Rama po qeveris i pashqetësuar nga opozita, pasi dy rivalët e tij, Metën dhe Berishën, i konsideron si persona me probleme me perëndimi.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Fevziu tha se qeveritë rrezikohen atëherë kur nuk e presin dhe se kriza ekonomike po rrezikon seriozisht shtresën e mesme, duke i çuar drejt varfërisë.

Pjesë nga biseda: 

Ylli Rakipi: Si ju duket deri tani qeverisja e Ramës në kohë krize? A shihni veprime për të menaxhuar një situatë të vështirë, apo si gjithmonë jemi në mëshirë të fatit?

Blendi Fevziu: Unë do të isha shumë herë më i shqetësuar sesa shoh kryeministrin, në raport me ekonominë këtë dimër. Mund të çojë një pjesë të shoqërisë së mesme në kufijtë e varfërisë. Mendoj se qeveria duhet të ishte pak më e kujdesshme. Shpresoj të fokusohen tek pensionistët, sepse kanë thënë se do të ketë disa paketa. Nuk e di si mund të jetojnë pensionistët. Kam takuar një zonjë me 78 mijë lek të vjetra pension. Shumica shkojnë për ilaçe. Jetojmë në shoqëri ku përpiqen fëmijët ti ndihmojnë nga emigrimi.

Ylli Rakipi: Mendoni se qeveria është e rrezikuar? A do të ketë përpjekje për rrëzimin e qeverisë?

Blendi Fevziu: Rama ndihet komod me opozitën, sepse mendon se janë dy persona që kanë probleme me Perëndimin. Por, qeveritë e pësojnë më keq, kur mendojnë se janë më të sigurta se kurrë. E di që nuk janë të njëjtat rrethana, por e mbani mend në vitin 1997 kur nisën protestat dhe opozita doli dy javë me vonesë. Dolën njerëzit në rrugë. Ishte publiku dhe protestat.

Kjo që i ka ndodhur opozitës shqiptare në 2019, largimi nga parlamenti dhe mospjesëmarrja në zgjedhje do të ketë kosto mbi 20 vjeçare. Opozita do të kishte minimalisht 25 kandidatë potencialë për fitues dhe do të bënte betejë për të paktën 15. Rama kërcënohet nga reagimi publik më shumë sesa nga opozita.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lezhë! Mbyten dy vajza të mitura në plazhin e Tales

Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e kësaj të premteje, 19 qershor, ky dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E vërteta mbi Kakomenë: Faktet për një investim që priti 22 vjet

Për vite me radhë, çështja e Kakomesë është shoqëruar nga pretendime që kanë krijuar perceptimin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arratisje spektakolare e shqiptarit, nga burgu i Brindisit, kapet pas disa orësh ndjekjeje!

Një 23-vjeçar shqiptar i arrestuar, ka bërë arratisje spektakolare orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME