Categories Lajme

“Të ndërpritet menjëherë”/ Mimi Kodheli thirrje të fortë Rusisë: Lufta po përshkallëzohet, do mbajnë përgjegjësi për gjakderdhjen!

Kryetarja e Komisionit te Jashtëm, Mimi Kodheli ka dënuar ashpër agresionin rus në Ukrainë.

Në një dalje për mediat, Kodheli deklaroi se situata në Ukrainë po përshkallëzohet nga momenti në moment duke shtuar numrin e viktimave ndërsa theksoi se ata që po shkaktojnë gjakderdhje do të mbajnë përgjegjësi. Kodheli shtoi se kjo që po ndodh është mënyrë e të treguarit se kush është më i forti.

Agresioni i Rusisë ndaj një vendi sovran sic është Ukraina që ka filluar në 2014 me Krimenë dhe shpalosjen e trupave ruse përgjatë kufirit me Ukrainën dhe futjen e forcave të armatosura në këto rajone. Situata në Ukrainë po përshkallëzohet nga ora në orë duke shkaktuar rrezik për Europën dhe më gjerë. E gjitha përpjekjet për të ndërtuar struktura të paqes sulmi për pushtimin e Ukrainës është t’i imponojë botës se “I forti ka gjithmonë të drejtë”.

Shqipëria mbështet fuqimisht integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës. Së bashku me aleatët tanë ne qëndrojmë në krah të Ukrainës dhe presidentit ukrainas të dalë nga zgjedhjet demokratike. Mendimet tona janë në nder të viktimave dhe të plagosurve. I bëjmë thirrje Rusisë të ndërpresë menjëherë veprimet e saj ushtarake. Përkrah aleatëve tanë ne dënojmë vendimin e Rusisë për njohjen e rajoneve, udhëheqësit e Rusisë duhet të mbajnë përgjegjësi të plotë për pasojat, gjakderdhjen dhe viktimat që po shkaktojnë.

Si kandidate për BE Shqipëria ka ngritur me forcë zërin e saj dhe u jemi përgjigjur këtij agresioni të dënueshëm. Qëndrimi ynë ka qenë dhe mbetet koherent. Shqipëri dhe SHBA janë bashkëpenëmbajtëse për Këshillin e Sigurimit është çështja e Ukrainës një garanci e jona që dy vendet partnere të ngushta kanë ndërmarrë dhe do të marrin. Kjo mbetet një përgjegjësi e madhe por edhe konfirmim i një Shqipërie që vlerësohet për karakterin dhe përgjegjësinë“, tha Kodheli.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME