Categories Lajme

Të prekurit nga tërmeti, strehim dhe përkujdesje në hotel “Fafa”: Kur ke kaq mbështetje, ndihesh mirë

Banorët e prekur nga tërmeti, që janë strehuar te hotel “FAFA” kanë mbështetje të plotë si nga ana mjekësore dhe këshillimi psiko-social, po  ashtu dhe sa i takon mbështetjes me ushqime apo dhe në arsim. Presidenti i FAFA Premium, Fatos Cerenishti, gjatë një interviste për ERTV bëri të ditur se shqiptarët treguan se kanë zemrën e madhe. Ai tha se hotelet në bregdetin e Durrësit, që nuk patën pasoja nga tërmeti, hapën dyert duke lënë mënjanë biznesin. “Askush nuk dëshironte që të ndodhte ajo fatkeqësi e 26 nëntorit, por menjëherë në bisedën e parë që patëm me ministrin Klosi, që na kërkoi të strehonim banorët që ishin prekur nga tërmeti, menjëherë FAFA, por dhe hotele të tjera hapën dyert, duke lënë menjanë biznesin, por duke hapur zemrën”-, tha ai.

“Që në momentet e para, hoteli FAFA priti rreth 350 persona që ishin të pastrehë. Patëm një ndihmë të jashtëzakonshme si nga personeli mjekësor, ashtu dhe nga shoqata të ndryshme. Të gjithë personat janë stabilizuar, njihen me personelin e FAFA dhe tani situata është nën kontroll dhe nga ana psikologjike, është shumë më e mirë. Ka dhe shumë fëmijë, rreth 60 të tillë, që iu kemi ofruar ambientet tona duke i kthyer në kopshte”-, tha Presidenti i FAFA. “Që në momentin e parë kemi punuar me zemër jo për biznes. Besoj se deri tani ia kemi arritur qëllimit dhe do vijojmë të jemi në angazhim maksimal për banorët deri në fund të qëndrimit të tyre në këtë hotel”-, nënvizoi Cerenishti.

Gjatë një vizite në kompleksin FAFA edhe banorët duket se janë tepër të kënaqur nga mikpritja. “Jam ndjerë mjaft mirë, edhe ushqimi si në shtëpi. Unë jam mësuese dhe gjatë paradites shkoj jap mësim, gjatë pasdites jam këtu dhe ndihmoj fëmijët që janë këtu për mësimet”-, tha një mësuese. “Jemi shumë mirë. Kemi ndihmë mjekësore dhe materiale. Psikologët i kemi pranë dhe kur je me fëmijë të vogël dhe ke kaq mbështetje, ndihesh mirë”-, tha një zonjë tjetër.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e premte 12 qershor 2026

Dashi Te dashuruarit do kalojnë një dite paksa te vështirë. Duhet te tregoheni paksa me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më të lira në Evropë për verën 2026.

Saranda është renditur në krye të listës së katër destinacioneve bregdetare më të lira në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pamjet nga Shkoza: Si tentoi 23-vjeçari grabitjen me pistoletë lodër

Policia ka publikuar pamjet, kur i riu me inicialet K.Y., 23 vjeç, tentoi të vjedhë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Përplasi me dashje një qen dhe u largua, policia shpall në kërkim drejtuesin e automjetit

Një video e publikuar në rrjetet sociale ka shkaktuar reagime të forta dhe zemërim në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

BE-ja shtrëngon rregullat për migracionin: Nga azili te kthimet, hyn në fuqi reforma e re

Që nga 12 qershori, në të gjithë Bashkimin Evropian ka hyrë plotësisht në fuqi Pakti…

LEXO ME SHUME