Categories Lifestyle

Të qenit beqar nuk është keq? Kuptoni arsyet pse

Ju nuk keni nevojë gjithmonë për një partner për të jetuar jetën më të mirë. Të jeni beqar jo domosdoshmërisht nënkupton që është diçka e keqe, ju mund të bëni shumë gjëra edhe kur jeni vetëm, dhe ta shijoni këtë kohë dhe mos të mundoheni me patjetër të futni vetën në një lidhje vetëm se ndjeheni të vetmuar.

Keni më shumë liri të fokusoheni në vetën tuaj

Të jeni beqar keni më shumë kohë, që mund të krijoni hapësirë dhe të kuptoni se çka dëshironi të arrini. Nuk e keni askënd që kërkon vëmendjen tuaj, raporton “RedBook”, transmeton lajmi.net.

Më shumë mundësi të takoni njerëz të ri

Kur jeni beqar ka të bëjë me mundësi më të mira për të takuar njerëz të ri, pasi që shumë njerëz kur janë në lidhje kanë tendencë të mbyllen dhe të mos shohin mundësi të tjera.

Keni kohë të i kushtoni kohë njerëzve që kanë vlerë, si familja

Kur jeni të lirë, dhe pa presionin që duhet të i kushtoni kohë dhe vëmendje një personi, ju keni më shumë kohë të lirë të shpenzoni kohë me njerëz që ja vlejnë, si familja dhe shoqëria.

Kurseni para

Të jeni në lidhje nuk është e lirë. Gjithmonë jeni duke u munduar të krijoni apo edhe të bëni diçka së bashku, dhe kjo kërkon shpenzime.

E shpenzoni kohën ashtu siç dëshironi 

Lidhjet mund të jenë të mrekullueshme, por ja që na kufizojnë kohën. Të shijoni kohën kur jeni beqar, nënkupton që mund të bëni çfarë të dëshironi.

Nuk keni të bëni me argumente të kota

Të jeni vetëm nënkupton që nuk keni argumente dhe përleshje të kota, si: ku të hani darkë apo çfarë filmi të shikoni. Shijojeni kohën e beqarisë, gjërat e bukura marrin kohë për të ndodhur. /Lajmi.net

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Obeziteti në rritje edhe te fëmijët në Shqipëri

Pak ditë më parë, një studim i Lancet dhe OBSH tregoi se më shumë se…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Ja pse duhet t’i lani rrobat e reja para se t’i vishni

Kur blini rroba të reja, sigurohuni që fillimisht t’i lani ato mirë, sepse kimikatet e…

LEXO ME SHUME