Categories Lajme

Të rinjtë po kthehen në ‘vra.sës’ sapo hipin në timon, flasin sociologët

Ditët e fundit jemi tronditur nga ngjarje me pasoja fatale, ku kryesisht janë përfshirë adoleshentë. Përplasja e makinës me 5 te rinj që ktheheshin nga një festë ditëlindje, në fshatin Bërzhitë, përfundoi me dy 17 vjeçare të vdekura, në timon ishte një adoleshent pa patentë.

“Adoleshentët nuk kanë frikë, duan të arrijnë gjithçka, me çdo mënyrë. Kanë guxim të paparë, nuk kanë frikë edhe nga vdekja. Ata që duhet të ndikojnë në vetëpërmbajtjen e tyre në kultivimin e normave, e asaj që është e lejuar dhe asaj që ndalohet, janë prindërit dhe mësuesit. Është e papranueshme, që një prind, i jep makinën fëmijës, që nuk ka patentë, aq më tepër, që e di se ai do të shkojë në një festë dhe mund të konsumojë alkool dhe lëndë narkotike. Ky prind lan duart dhe nuk mban përgjegjësi për fëmijën e tij. Nëse këta heqin dorë,atëherë ne kemi larë duart dhe do t’i lëshojmë e do shohim në shoqërinë tonë, ngjarje akoma më të rrezikshme, akoma më tragjike, dhe fatkeqësisht edhe me humbje jete”, ka thënë Gëzim Tushi, Sociolog për t.ch.

Sociologët thonë se adoleshentët kanë kërkesa maksimale, sidomos kur flitet për dhe dëshirat e tyre trupore, kërkesa për t’u veshur për t’u dukur, për të konsumuar alkool, duhan e drogë. Ajo që kanë detyre prindërit është të ndikojnë për t’ua frenuar, për t’i zbutur e ndihmuar.

“Më shumë se janë të rrezikshëm, adoleshentët janë të rrezikuar edhe nga brenda, nga zhvillimet e tyre fizike dhe mendore, por të rrezikuar edhe nga jashtë, nga kjo atmosferë shoqërore. Edhe ata janë në çekuilibërm dhe kanë nevojë për ndihmë. Mendoj se duhet te ndryshojmë sistemin e komunikimit me adoleshentët, metodat e vjetra kanë marrë fund, me adoleshentët vetëm mund të merresh vesh, dhe në qoftë se mendojmë se do ta mposhtim me forcë, dhune dhe mjete drastike, të jeni të sigurtë, se dështimi është i plotë.

Adoleshentët e sotëm nuk janë si ata të djeshmit, as institucionet e as familja, me pushtet absolut mbi ta, kjo për shkak të demokratizimit dhe liberalizimit të marrëdhënieve. Rritja e kuotave të edukimit qoftë nga prindërit qoftë nga mësuesit është çelësi i suksesit këshillojnë sociologët.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

E rëndë në Maliq/ Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari, vuante nga epilepsia dhe probleme në zemër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Vreshtas të bashkisë Maliq, ku një 14-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali i ndërtimeve pa leje në Ksamil/ Gjykata liron ish-oficerin Irakli Koçiaj, i vetmi nga 8 të arrestuarit që hetohet në liri

Gjykata e Sarandës ka vendosur këtë të premte masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Shoferi 76-vjeçar përplasi nënë e bir në rrugë, 3-vjeçari ndërroi jetë në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Korçë-Ersekë, në afërsi të fshatit Kamenicë, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e premte 12 qershor 2026

Dashi Te dashuruarit do kalojnë një dite paksa te vështirë. Duhet te tregoheni paksa me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më të lira në Evropë për verën 2026.

Saranda është renditur në krye të listës së katër destinacioneve bregdetare më të lira në…

LEXO ME SHUME