Categories Lajme

Të veshur si policë, si e pësuan 5 të rinjtë

Policia ka arrestuar 5 persona, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim, pasi u kapën me një sasi dr.og.e si dhe me një sasi eurosh.

NJOFTIMI I POLICISË Finalizohet me sukses operacioni antidrogë i koduar “Kurila”.
Goditet një rast i tentativës së trafikimit ndërkombëtar të lëndëve narkotike.
Arrestohen në flagrancë 5 shtetas dhe 2 të tjerë shpallen në kërkim.
Sekuestrohen 37,5 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis, 18.550 Euro, veshje me mbishkrimin “Policia”, si dhe tre automjete. Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Korçë dhe shërbimet Frontex, nën drejtimin e Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, pas një hetimi një mujor si edhe falë veprimeve të mirëorganizuara, kanë goditur një rast të tentativës së trafikimit ndërkombëtar të lëndëve narkotike, duke finalizuar me sukses operacionin e koduar “Kurila”, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:
• M.Z, 28 vjeç, banues në Korçë.
• A.K, 30 vjeç, banues në Korçë.
• K.N, 28 vjeç, banues në fshatin Drenovë, Korçë.
• B.D, 36 vjeç, banues në Korçë.
• D.P, 26 vjeç, banues në Elbasan.
Si edhe u shpallën në kërkim shtetasit:
• R.T, 23 vjeç, banues në fshatin Plasë, Maliq (i dënuar më parë për “Vjedhje”).
• M.Z, 31 vjeç, banues në fshatin Moravë, Korçë, i dënuar më parë për “Prodhim dhe armëmbajtje pa leje”).
Shtetasit e lartpërmendur në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë tentuar të trafikojnë 37.5 kg lëndë të dyshuar narkotike kanabis, duke u veshur me veshje të cilat mbanin mbishkrimin “Policia”, për ta pasur më të lehtë kalimin e sasisë së drogës nëpërmjet kufirit të gjelbër, në fshatin Kurilë, Devoll.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar sasia prej 37,5 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis, tre automjete të përdorura nga autorët e dyshuar në pronësi të shtetasve D.P; M.Z., dhe B.D; një sasi lekësh, 18.550 Euro, veshje me mbishkrimin “Policia” dhe aparate celularë.
Po vijon puna për kapjen e shtetasve R.T, dhe M.Z, për dokumentimin e plotë të ngjarjes, si edhe vendosjen përpara përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë, të dyshuar si bashkëpunëtorë në këtë aktivitet kriminal. Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve, kryer në bashkëpunim”, e ngelur në tentativë dhe “Përvetësimi i titullit apo i detyrës shtetërore”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME