Categories Lajme

Teatri “çlirohet”! Pol icia tërhiqet nga rrethimi i saj

Prej mëse 12 orësh në përplasje, tensione e madje dhe përdorimit të dhunës, policia dhe forcat e ndërhyrjes së shpejtë janë larguar nga godina e Teatrit Kombëtar, teksa protestuesit kanë hyrë më në fund në brendësi të godinës për të takuar aktorët që ishin ngujuar në teatër.

Ende nuk është arsyetuar se përse policia vendosi ta braktisë rrethimin e saj me garth dhe qindra forca. Ndërkohë në brendësi të teatrit ndodheshin prej orësh një sërë aktorësh e qytetarësh, madje në kushte mjaft të vështira pasi nuk kishin ushqim e as ujë për të pirë. Kjo për shkak se policia prej orësh nuk lejoi asnjë qytetar që të shkonte për të dërguar ushqime dhe uj në brendësi të Teatrit Kombëtar, atje dhe ku qëndruan si në një formë greve urie artistët dhe qytetarë aktivistë.

Si ndodhi perplasja oret e pasdites, nje personi i bien te fiket per shkak te sprajit lotsjelles te policise:

Një sërë qytetarësh kanë tentuar ta çajnë kordonin policor në mënyrë që të hyjnë në brendësi të Teatrit, atje ku një grup arstistësh qëndrojnë prej orësh, madje pa asnjë ushqim apo ujë. Në protestë ndodhen dhe përfaqësues të opozitës, përfshi këtu edhe sekretarin e përgjithshëm të PD-së Gazment Bardhi.

Situata është tensionuar mjaftueshëm për disa instante teksa pranë forcave të policisë janë afruar dhe disa njësi të forcave të ndërhyrjes së shpejtë, të pajisur me skafandra dhe shkopa gome.

Çfare thane sot artistet ne mbrotje te Teatrit

Pas përplasjeve  mes qytetarëve e policisë këtë pasdite pranë godinës së Teatrit Kombëtar, kanë qenë artistët dhe aktorët ata që kanë dalë në krye të tubimit përmes fjalimeve të tyre. Aktori i njohur Nuan Shundi i është përgjigjur reagimit që Rama bëri sot paradite në lidhje me protestën, ku deklaronte se ata që kishin dalë në protje të Teatrit Kombëtar janë një minorancë. Shundi u shpreh se kryeministri ende nuk e kupton se në fakt në minorancë është ai dhe jo artistët.

Shundi: Edhe në minorancë edhe arrogant i pacipë. Në prononcimin e sotëm, kryeministri Rama e cilësoi lëvizjen për mbrojtjen e teatrit si pakicë. Dhe vazhdoi duke thënë se ka respekt për ne.

Po të përgjigjem zoti kryeminsitër, që unë nuk  kam pikë respekti për ty. Cfarë shteti dhe qeverie drejton ti kur forcat e policisë keqtratjonë artistët ?!  Cfarë  qeverie drejton ti  kur akoma nuk ke arritur ta kuptosh se je ti minorancë dhe jo NE. Minorancat nuk përcaktohen thjesht vetëm nga numrat, por, në radhë të parë nga vletrat. Në të dyja rastet, je i humbur përball nesh. Je edhe në minonrancë edhe pa vlerë” Ndërkohë regjisori Edmond Budina i ka bërë thirrje forcave të policisë që të mos bien pre e urdhërave të paligjshme të pushtetit. Madje Budina i bëri thirrje dhe shkrimtarit Ismail Kadare duke i thënë se ai duhet të vijë e t’i bashkohet protestës, pasi artistët e vendit të tij po tërhiqen zvarrë.

“Policia hiqni kapelet. A kini fëmijë, ndërgjegje. Si mund të dhunoni bashkëqytetarët tuaj, njerëzit që duan të bashkohen  në këtë shesh. Çfarë ju kemi bërë. Pse na keni rrethuar po mbrojmë kulturën shqiptare. Thirrini ndërgjegjes. Unë po i bëj një thirrje presidentit, Ilir Meta, Pandeli Majko kemi qenë tek Ramiz Alia bashkë. Hajde këtu bashkohuni me ne, nëse ju ka mbetur diçka nga ajo e viteve 1990. Hajde këtu Ismail Kadare. Hajde se po na tërheqin zvarrë. Na kanë rrethuar si romanin Kështjella dhe po na trajtojnë si të jemi kafshë. Në këtë skenë kemi vënë Gjeneralin e Ushtrisë së Vdekur, “Kush e solli Doruntinën”. Hajde këtu në sheshin e Teatrit.”/Express

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Golem\ Zaptuan hapësirat publike 3 në hetim! Sekuestrohen 116 çadra dhe 232 shezlongë

Policia e Kavajës ka vijuar kontrollet në vijën bregdetare në kuadër të operacionit “Plazhi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Muzika e lartë pas orës 24:00, gjobitet me 2 mln lekë pronari i ‘beach bar’ në Himarë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, në zbatim të planit të posaçëm të masave për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për neser, e hënë 27 korrik 2026

Dashi Shume planetë do kenë ndikim te madh sot ne jetën tuaj ne çift. Ata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec, ra në kontakt me rrymën elektrike humb jetën elektricisti , rreth 60 vjeç

Një ngjarje e rëndë është regjistruar e sot në fshatin Zërvaskë të Pogradecit, ku një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkodër/ tre të arrestuar (EMRAT)

Tre persona janë arrestuar në Shkodër për armë pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike…

LEXO ME SHUME