Categories Lajme

Teatri/ Publikohen pamjet me dron nga lart, ja sa ishte pjesëmarrja (Video)

Protesta e aktivistëve dhe artistëve të Teatrit Kombëtar ka përfunduar pak minuta më parë, pas më shumë se dy orësh. E nisur në orën 16.30, protesta ku morën pjesë politikanë, aktivistë të shoqërisë civile, qytetarë dhe aktorë të Teatrit Kombëtar ka vijuar dhe ka përfunduar e qetë dhe pa tensione përveç disa rasteve sporadike. 49 vjeçari Arben Qyrani ka qenë personi që ka hedhur shashka mes protestuesve ku u plagosën lehtë një gazetare dhe një person tjetër.

Ky shtetas i ndihmuar dhe nga persona të tjerë ka tentuar disa herë të nxisë konflikt në protestë por është larguar nga disa aktivistë të Aleancës. Ndërkohë, menjëherë pas përfundimit të protestës Policia e shtetit ka njoftuar se ka ndaluar shtetasin e mësipërm.

Siç shihet nga pamjet e mëposhtme, të bëra me dron, në protestën për Teatrin ka pasur numër të konsiderueshëm qytetarësh. Skena ka qenë e gjitha e aktivistëve dhe aktorëve të Teatrit. Kreu i PD Lulzim Basha, kryetarja e LSI Monika Kryemadhi e politikanë të tjerë nuk kanë folur pasi axhenda ishte përcaktuar nga vetë aktorët.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

6 celularë në burgun e Durrësit, dyshohet se u përkasin të dënuarve

Detaje të reja janë zbardhur nga aksioni në burgun e Durrësit, ku u gjetën 6…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarri vijon prej 24 orësh në Shkodër, flakët përfshijnë Bardhajt

Zjarri vijon të jetë aktiv prej rreth 24 orësh në kodrat e Bardhajve në Shkodër,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në Syrin e Kaltër, digjen 4 kioska

Rreth orës 00:05 të datës 6 shtator, një zjarr ra në hyrje të Syrit të…

LEXO ME SHUME