Categories Lajme

Tedi Blushi i kthehet Baton Haxhiut: Për një vilë në Palasë, je gati të shesësh gjysmën e Kosovës dhe Sheshin e Flamurit në Vlorë!

Zëdhënësi i Presidencës Tedi Blushi është përfshirë në replika me Baton Haxhiun, pasi ky i fundi ka bërë një shkrim ku thotë se Presidenti Meta “ndihet si emigrant”. Blushi i thotë Haxhiut, “për një vilë në Palasë, je gati jo vetëm të shesësh gjysmën e Kosovës, por mezi pret t’ia dhurosh Serbisë, edhe Tiranën e Sheshin e Flamurit në Vlorë”.

Reagimi i plotë Tedi Blushit: Batonoviç, ti për një vilë në Palasë je gati jo vetëm të shesësh gjysmën e Kosovës, por mezi pret t’ia dhurosh Serbisë, edhe Tiranën e Sheshin e Flamurit në Vlorë.

Madje për të shkuar sa më shpejt tek vila në Palasë, ke kohë që lobon për tunelin e Llogarasë, që të mos kalosh nga rruga që ndërtoi Kryeministri Meta.

Hapi sytë katër Batonoviç dhe lexo të dhënat zyrtare e “European Asylym Support Office” për shpopullimin dramatik të Shqipërisë, që ka shkaktuar me keqqeverisjen e tij, sivëllai i padronit tënd në Beograd: Një krahasim për intensitetin e azilkërkuesve për 1000 banorë të vendit tonë me vendet e rajonit. Shqipëria ka një numër azil kërkuesish për periudhën 2-vjeçare, korrik 2018 – korrik 2020, rreth:

18.4 herë më të lartë se Bosnja

17.4 herë më të lartë se Mali i Zi

12 herë më të lartë se Serbia

5.1 herë më të lartë se Maqedonia e Veriut, 3.9 herë më të lartë se Kosova
Në qoftë se në 1000 banorë sot emigrojnë në Bashkimin Europian,

Nga Shqipëria emigrojnë 12 PERSONA

Nga Kosova 3.3 persona

Nga Maqedonia e Veriut 2.3 persona

Nga Serbia 1 person

Nga Mali i Zi 0.7 persona

Nga Bosnja Hercogovina 0.6 persona

Pjesa më e madhe e atyre që po ikin janë TË RINJ.

Hapi sytë katër Batonoviç!

Kjo është FATKEQËSI KOMBËTARE!

Shqipëria dhe Kosova kanë pasur burra që i kanë mbrojtur dhe do t’i mbrojnë në çdo kohë interesat kombëtare.

Për këtë të jesh i sigurtë ti, padroni, punëdhënesi dhe pagatorët e ty shqipfolës! FAXWEB

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë kodrat e Myselimit dhe Bardhajve në zonën e Shkodrës, duke rrezikuar edhe banesat

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë kodrat e Myselimit dhe Bardhajve në zonën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Cërrik-Elbasan, 31-vjeçari humb jetën pasi përplaset me barrierën e rrugës

Ky  aksident rrugor fatal i ndodhur më 4 shtator 2026, rreth orës 23:30, në aksin Cërrik–Elbasan. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME