Categories Teknologji

Teknologjia në përparim, sot 15 vite me Twitter

21 marsi shënon 15 vjetorin e themelimit të platformës së njohur Twitter. Me 330 milionë përdorues në të gjithë botën, kompania që dikur e quante veten krah i fjalës së lirë është detyruar të luftojë me abuzimet e platformës së saj.

Në vitin 2006, bashkëthemeluesi i kompanisë Twitter, Jack Dorsey bëri postimin e parë. Rrjeti social mbush 15 vjet këtë muaj, dhe postimi origjinal aktualisht ka arritur të marrë 2.5 milionë dollarë në një ankand në internet.

Ajo që filloi si një mikroblog me 140 shkronja është shndërruar në një megafon për personat e famshëm, udhëheqësit botërorë dhe aktivistët në të gjithë botën. Shpejtësia dhe shkalla me të cilën lëviz informacioni në Twitter ka luajtur gjithashtu një rol kryesor në lëvizjet sociale nëpër botë.

Por premtimi për një komunikim të pakufizuar ka çuar edhe në përhapjen e teorive të konspiracionit dhe dezinformimit, siç ishte edhe bllokimi i llogarisë së Donald Trump. Një gjë për të cilën shumë kritikë janë dakord është se në 15 vjetorin e saj, kompania Twitter që dikur e quante veten krah i fjalës së lirë ka ende nevojë për përmirësime.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Teknologji

Pajisjet në shtëpinë tuaj që fshehurazi ngadalësojnë shpejtësinë e Wi-Fi-t

Hulumtimet e reja tregojnë se më shumë britanikë se kurrë po vuajnë nga efektet e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Skema mashtruese që po përhapet në WhatsApp, mund të të vjedhë të dhënat

Një skemë e re mashtrimi po qarkullon prej disa ditësh në aplikacionin WhatsApp dhe ka…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Edhe pas mbylljes TikTok sërish mund të hapet nga Shqipëria

Zyrtarisht, platforma TikTok nuk funksionon më në Shqipëri. Këtë lajm e dha vetë kryeministri Edi…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Elon Musk e konfirmon: “Starlink” mbërrin në Shqipëri

Shërbimi i internetit satelitor “Starlink” është bërë aktiv dhe funksional në të gjithë territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Facebook bie sërish!

Miliona përdorues të rrjeteve sociale META kanë raportuar probleme sot. Përdoruesit e patën të pamundur…

LEXO ME SHUME