Categories Sport

Barcelona shpallet klubi më i mirë i Dekadës

Janë të dhëna zyrtare dhe e thotë IFFHS….Barcelona është klubi më i mirë i dekadës. Federata e historisë dhe statistikave të futbollit ka përcaktuar më të mirët e 10-viteve të fundit (2011-2020) ku podiumi ndahet mes Barcelonës, Real Madrid dhe Bayern Munchen.

Pra janë këto 3 klubet më të mira ku padyshim katalanasit janë “the best of the best” duke fituar këtë vlerësim për herë të dytë radhazi, pra praktikisht, Barcelona është klubi më I mire I 20-viteve të fundit sipas IFFHS. Në përcaktimin e klubit më të mirë të Dekadës, IFFHS bazohet në pikët e marra nga klubet gjatë një sezoni qe percakton edhe vleresimin si klubi më i mirë i vitit.

Konkretisht, Barcelona ka fituar në vitet 2011, 2012 dhe 2015 si klubi më i mire dhe ka akumuluar në total 2877 pikë. Real Madrid është shpallur klubi më i mire në vitet 2014 dhe 2017 me një total pikësh prej 2782 dhe Bayern Munchen klubi më i mirë në vitet 2013 dhe 2020. Bazuar mbi këto statistika dhe pikë të grumbulluara, IFFHS përcaktoi Barcelonën si klubin më të mire të Dekadës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME