Categories Lajme

Telefonata anonime zbuloi kontejneret me mall te nisur nga Ekuadori, do vinin ne Shqiperi

Nje telefonate e kryer ne daten 2 gusht ne policine greke ka zbuluar ngarkesen me kokaine ne kontejneret qe ishin nisur nga Ekuadori ne drejtim te Greqise dhe Shqiperise.

Kathemirini shkruan se një person i panjohur telefonoi dhe i tha oficerit se në hapesirat frigoriferike te kontejnereve me banane nga Ekuadori kishte kokainë të fshehur. Pas kësaj, Autoriteti Portual, bëri një kontroll te kontejnerëve brenda dhe në frigorifer u gjetën 47 pako me 51 kg kokainë.

Ky ishte fillimi i një hetimi që ka çuar në sekuestrimin e më shumë se 700 kg kokainë të fshehur në frigoriferë dhe muret e 12 kontejnerëve të bananeve nga Ekuadori dhe të destinuara për Pireun, Selanikun dhe Durrësin e Shqipërisë.

Që nga sekuestrimi i parë, më 3 gusht, hetimet sekrete janë zhvilluar në Pire dhe Selanik deri më tani, ndersa qindra kontejnerë janë kontrolluar pasi kane qene me origjine nga Ekuadori.

Lenda narkotike u zbulua ne portin e Pireut dhe me pas u zevendesua me oriz dhe ne menyre te kontrolluar kater kontejneret qe kishin destinacion Shqiperine u lane te lundrojne drejt Durresit ku arriten ne daten 27 shtator.

Një prej kontejnerëve ekuadoras, ne sistemin e ftohjes te se cilit u gjet kokaineu lejua të vazhdonte rrugën me mbikqyrje nga Pireu në destinacionin e tij përfundimtar, portin e Durrësit. Pas mberritjes ne Durres ndërsa policia po mbikqyrte gjithcka një person u afrua dhe mori pakot. Menjëherë pas kësaj ai hipi në një veturë private në të cilën dy bashkëpuntorët u larguan Porti. Pak me vone policia arrestoi Ardian Begen, punonjes porti.

Bega, me detyrë punonjës sigurie në port, akuzohet se në bashkëpunim me Altin Myslihakën morën nga kontenieri sasinë prej 22 kg kokainë më 27 shtator.
Në kërkim për këtë çështje është shpallur Gentian Malindi, personi që dyshohet se porositi sasinë e kokainës që do të mbërrinte në Portin e Durrësit me kontenier me banane nga Ekuadori.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndërtoi pa leje/ Arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë Sarandë, Ajdin Islamaj

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka zbuluar prova të reja në hetimin ndaj punonjësit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Himarë, Policia shpëton 5 turistë të huaj, njëra u gjet e lënduar!

Policia Kufitare në Himarë ka ndërhyrë në dy raste në zonën e Gjiri i Filikurit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME