Categories Lajme

Telefonata që ngriti në këmbë policinë, kapen mat dy fierakët me xhip të blinduar

Një ngjarje kriminale është parandaluar nga agjentët e policisë së komisariatit Nr.2 në Tiranë, duke neutralizuar në kohë dy persona, për të cilët ishte marrë informacion se lëviznin me a rmë dhe do kryenin një v rasje.

“Ora News”, mëson nga burime policore se dy personat që policia ka ndjekur për disa orë dhe më pas i ka ndaluar në sheshin “Willson” në Tiranë, janë Enrik Hoxha dhe Marko Quka.

Të dy këta persona me origjinë nga Fieri, në momentin e ndalimit në zonën e ish-bllokut në Tiranë, nuk kanë bërë rezistencë.

Policia ka kontrolluar me imtësi mjetin e tyre, një fuoristradë të blinduar me targa kosovare, por nuk është gjendur asnjë lloj arme, sikundër thuhej në informacionin që ka qarkulluar brenda strukturave të policisë.

“Ora News”, zbulon dhe fotot e automjetit të blinduar që policia ka sekuestruar dhe që tashmë ndodhet në komisariat. Të dy të rinjtë nga Fieri, janë shoqëruar në ambjentet e komisariarit Nr.2 në Tiranë, ku pasi u morën në pyetje, janë lënë sërisht të lirë nga policia.

Ndërsa mjeti i tyre i blinduar me targa kosovare, me të cilin lëviznin në zonën e ish-bllokut, është sekuestruar nga policia dhe po kryehen hetime të mëtejshme.

Identifikimi i këtij automjeti që lëvizte në mënyrë të dyshimtë në zonën e stadiumit “Dinamo” dhe zonës së ish-bllokut është bërë nga një telefonatë. Sipas informacionit që ka mbërritur në polici,se brenda në makinë ka pasur armë dhe personat mund të realizonin një atentat.

Policia në rrugë operative ka mundur të lokalizojë këtë automjet dhe ka filluar ndjekjen e tij me agjentë civilë, për të mësuar më tepër rreth lëvizjeve të këtyre persona.

Pas disa orë ndjekje në Tiranë, agjentët civilë kanë vendosur të ndërhyjnë duke ndaluar makinën dhe ushtruar kontroll për gjetjen e armëve, por pa rezultat./Oranews

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME