Kryeministri Edi Rama ka hapur dje në galerinë Carlier/Gebauer të Berlinit, ekspozitën e tij të skulpturave.
Mes veprave kryeministri ka “dërguar” në Berlin edhe tre ish ministrat e tij, dy ish ministrat e Brendshëm Saimir Tahiri dhe Fatmir Xhafaj, si dhe ish ministrin e Ekonomisë dhe Financave Arben Ahmetaj.
Emrat e tre ish ministrave janë shkruar në një pikturë e cila ngjason me një pusullë, ndërkohë që është rrethuar me ngjyra të ndryshme.
Po ashtu në një tejtër vepër kryeministri ka shkruar midis ngjyrave ‘Telefono Ëngjëllin’ dhe më pas numrin e telefonit. Nuk dihet nëse bëhet fjalë Ëngjëll Agaçin, sekretarin e përgjithshëm të kryeministrit.
Fotot e vperave të kryeministrit janë publikuar në rrjetet sociale nga gazetarja Jetona Koçibelli.





