Categories Lajme

“Telefononi policinë, e vrava me çekiç!”, 49-vjeçarja u godit nga ish-i dashuri në mes të rrugës

Një grua në Itali është v rarë nga ish i dashuri i saj. Mediat në vend raportojnë se bëhet fjalë për 49-vjeçaren Elena Casanova e cila u vra me çekiç nga 59-vjeçari Ezio Galesi në mes të rrugës në Brescia. “Telefononi karabinierët, e vrava me çekiç,” është dëgjuar t’u thërrasë fqinjëve autori, i cili është vënë në p ranga.

Ngjarja ndodhi jashtë shtëpisë së gruas e cila jetonte në fshat prej 15 vitesh dhe ishte e angazhuar me fushatat mjedisore me komunitetin lokal.

Karabinierët, që kanë rindërtuar skenën e krimit, kanë deklaruar se babai i dy fëmijëve e ndoqi ish të dashurën dhe kur ajo parkoi, ai fillimisht i theu xhamin e makinës me çekiç dhe më pas nisi të godiste gruan e cila vdiq në vend.

Alarmi u ngrit nga fqinjët të cilët dëgjuan të bërtiturat e gruas dhe më pas edhe të autorit. Ky i fundit priti në rrugë derisa erdhi policia dhe u dorëzua. Mesa duket, çifti ishin ndarë prej një viti dhe Elena Casanova kishte nisur një marrëdhënie të re.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

U plagos në sy gjatë protestës, Erjon Vishkulli reagon pas operacionit në Itali: Zoti do të sjellë lehtësim pas vështirësive

Erjon Vishkulli, protestuesi që u plagos në sy me plumb gome gjatë protestës të tre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier/ Arrestohet ish-juristi i Kadastrës, 56-vjeçari akuzohet për shpërdorim detyre në disa raste

Fier/ Arrestohet ish-juristi i Kadastrës, 56-vjeçari ishte shpallur në kërkim nga operacioni “Stolen Land” Policia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash Lista Studentore…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shtatë orë në SPAK, flet Behgjet Pacolli: Kam bërë kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni nga Kosova, Behgjet Pacolli, ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme pas rreth…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi çdo ditë në protestë

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi…

LEXO ME SHUME