Categories Lajme

Turqi, shkatërrohet grupi i “MOSSAD”-it izraelit

Shërbimi sekret turk MIT dhe policia ka kryer një operacion të madh kundër një grupi personash, të cilësuar prej tyre si spiunë të Izraelit. “Hurriyet” bën me dije se grupi, i dyshuar se punonte për MOSSAD-in izraelit, ishte ndjekur prej një viti nga shërbimi sekret turk gjatë aktivitetit të tyre në Turqi.

Operacioni u krye sipas mediave turke në pesë baza të tyret në Stamboll duke arrestuar gjithsej 15 persona. Mediat turke pretendojnë se ata ishin rekrutuar nga MOSSAD-i izraelit dhe jepnin informacion atje në lidhje me teknologjinë e Turqisë, aktivitetet e studentëve që vinin nga Palestina, etj.

Të arrestuarit janë dërguar në gjykatë ku pritet të jepet masa e sigurisë. Kjo lëvizje e Turqisë ndodh në një moment kur në tavolinë është zgjidhja finale për Sirinë, tensionet me Greqinë dhe Qipron si edhe afrimin e qeverisë së Erdoganit më Rusinë.

Më herët në Turqi janë organizuar operacione të ngjashme, ku u tha se janë arrestuar agjentë të huaj, por më pas ata janë përdorur si mjet shkëmbimi në negociatat mes shtetit turk dhe shteteve të tjera për çështje politike. Pritet tashmë të shihet se cili do të jetë reagimi i Izraelit për arrestimet në fjalë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Korçë/ Plagosi me thikë 19-vjeçarin dhe theu “Arrestin në shtëpi”, kapet 23-vjeçari pas disa orësh ndjekjeje

Sekuestrohen thika e përdorur në konflikt, kanabis dhe një armë sportive që përdorej me sfera.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 26 Tetor 2026

Dashi Ngjarjet e reja dhe stimuluese, si edhe ndryshimet e papritura, nuk ju trembin. Përkundrazi,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

AGSH: 50 incidente ndaj gazetarëve gjatë protestave në Tiranë, 40 prej tyre të lidhura me Policinë e Shtetit

AGSH: 50 incidente ndaj gazetarëve gjatë protestave në Tiranë, 40 prej tyre të lidhura me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

DIBËR/ Fermerët hedhin patatet në përrua: Nuk ka treg për shitje, shteti na ka braktisur

Fermerët e Dibrës që merren me kultivimin e patates po përballen sërish këtë vit me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 24 Tetor 2026

Dashi Marrëdhënia me partnerin do përmirësohet mjaft gjate kësaj dite. Do i kuptoni gabimet e…

LEXO ME SHUME