Është rikthyer në ekran ish-zëdhënësja e ish-kryeministrit Sali Berisha, Juela Meçani. E ftuar në Soirée” me Jonida Shehun në Top Channel, Juela tregon se nuk e priti mirë momentin kur u imitua në ‘Portokalli’, madje tregon se kishte telefonuar menjëherë ‘doktorin’.
“Isha në krevat me time bijë kur del skeçi, jo se njoha veten, por nga bishtaleci i famshëm që mbaja, shumë konformiste dhe rrija shumë strikte thashë mos, kjo jam unë, e kolme, ishte e tmerrshme.
Unë u mërzita shumë dhe ndërkohë kam marr doktorin në telefon dhe i them ‘doktor, doktor çfarë është kjo?”, tha Meçani, e cila tregon edhe si i ishte përgjigjur Berisha.
“Është gjë shumë e mirë tha se ku ka dalë zëdhënësja apo zëdhënësi im ndonjëherë në ndonjë rol në Portokalli”, ishin fjalët e Berishës, tregon Juela.