Categories Lajme

‘Telenovela’ vazhdon: Ndahet nga ukrainasja britaniku që la gruan me dy fëmijë: Nuk përballonte dot alkoolin

Tony Garnett, 30 vjeç thotë se është ndarë nga Sofiia Karkadym, 22 vjeç, pasi sipas tij ajo nuk ishte në gjendje të kontrollonte alkoolin dhe me një thikë kishte dëmtuar një mur në shtëpinë e tyre me qira. Ai gjithashtu e akuzoi atë se po ndërhynte në marrëdhëniet e tij me dy vajzat e tij.

Toni ra në dashuri me Sofian vetëm disa ditë pasi ajo filloi të jetonte me të dhe partneren e tij Lorna Garnett, e cila është nëna e dy fëmijëve të tij.

Ai dhe ish-e dashura e tij bënë bujë në media pasi u larguan nga shtëpia ku jetonin me Lornën për të nisur një jetë të re së bashku.

Toni pohoi se gjërat arritën në një pikë pa kthim kur në festën e 30 vjetorit të tij, Sofia mori një thikë dhe goditi murin e shtëpisë ku jetonin në Bradford, West Yorkshire, veprim pas të cilit ai tha se u detyrua të thërriste policinë.

Nuk mund ta duroj më abuzimin apo zemërimin e saj. Kam punuar shumë për ta bërë këtë marrëdhënie të funksionojë. Por ka një anë të saj që nuk mund ta duroj më. Ajo zemërohet dhe bëhet agresive. Të shtunën mbrëma ajo mori një thikë dhe goditi murin disa herë. Më frikësoi vërtet dhe nuk kisha zgjidhje tjetër veçse të thërrisja policinë. Kjo nuk më bën aspak të lumtur. Por isha i shqetësuar për sigurinë time.
Kam bërë një gabim duke u lidhur me Sofian. Siç e kam thënë edhe më parë, marrëdhënia ime me Lornën tashmë kishte përfunduar dhe unë isha vërtet i pakënaqur. Por kjo nuk ishte gjëja e duhur për mua.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

6 celularë në burgun e Durrësit, dyshohet se u përkasin të dënuarve

Detaje të reja janë zbardhur nga aksioni në burgun e Durrësit, ku u gjetën 6…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarri vijon prej 24 orësh në Shkodër, flakët përfshijnë Bardhajt

Zjarri vijon të jetë aktiv prej rreth 24 orësh në kodrat e Bardhajve në Shkodër,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në Syrin e Kaltër, digjen 4 kioska

Rreth orës 00:05 të datës 6 shtator, një zjarr ra në hyrje të Syrit të…

LEXO ME SHUME