Categories Lajme

Temperatura të larta në fundjavë? Si parashikohet moti

Dita e sotme ka sjellë një përmirësim të dukshëm të kushteve të motit. Kjo do të vazhdojë deri në orët e pasdites. Kështu u shpreh sinoptikani Hakil Osmani në një lidhje direkte me Klan News këtë të premte. Ai theksoi se mbrëmja do të sjellë kalime vranësirash dhe mund të ketë momente me shi në zonat malore, dhe pjesërisht në qytetet e ulëta. Por këto reshje do të jenë shumë të pakta dhe të papërfillshme.

Edhe fundjava është e favorshme sa i përket kushteve të motit. E shtuna dhe e diela do të dominohen me kthjellime. Osmani tha se të shtunën pritet që pasditja të sjellë shpeshtim të vranësirave, ndërsa dita e diel do të ketë mot të qëndrueshëm përgjatë gjithë 24 orëve.

“Dita e shtunë do të jetë në dominimin e kthjellimeve në pjesën e parë të saj, ndërsa pjesa e dytë do të sjellë shpeshtim të vranësirave të cilat më të dukshme do të jenë në zonat jugore dhe juglindore duke krijuar momente të pakta me reshje të izoluara shiu.

Dita e diel do të sjellë mot të qëndrueshëm gjithë 24 orëshin. Do të kemi diell të paktën deri në orët e pasdites në të paktën të gjithë territorin shqiptar ndërsa mbrëmja do të sjellë zhvillim të vranësirave, por nuk priten reshje”, u shpreh ai.

Edhe temperaturat nga sot kanë patur një rritje të lehtë dhe pritet që të rriten akoma duke shkuar në vlera maksimale gjatë fundjavës në 25 gradë Celsius. Prandaj për ata që kanë bërë plane në fundjavë moti është i favorshëm.

“Ata që do dëshirojnë të shfrytëzojnë plazhin, të bëjnë një shëtitje, do të jetë një mot i favorshëm, do të ketë diell, do të ketë mot të qëndrueshëm, edhe erë nuk do të ketë”, tha Osmani.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME