Categories Lajme

“Fluturimi, pasioni më i madh i Fatjonit”, kush ishte 32-vjeçari që u shua tragjikisht në Itali

Është i tronditur Floriano Zeffiri, drejtuesi i zdrukthëtarisë Cmtpl në Castel Bolognese, aty ku punonte Fatjon Garxenaj, 32-vjeçari shqiptar i cili humbi tragjikisht jetën në një aksident me deltaplan në Filetto, së bashku me instruktorin e tij.

Fatjoni, shkruajnë mediat italiane, jetonte me partneren e tij në Riolo Terme, në provincën e Ravenës. Ai punonte si saldator në ndërmarrjen Castel Bolognese prej më shumë se 7 vitesh, ku ishte rritur profesionalisht.

“Ishte një djalë shumë i mirë, si nga aspekti njerëzor ashtu sikurse edhe profesional. Ishte një punonjës shumë i mirë, që nuk bezdiste askënd, dhe shumë punëtor. Shpesh nga tregonte për fluturimet e tij. Këtu pas kemi një fushë dhe ai ëndërronte që të nisej nga shtëpia dhe të ulej këtu.

Fliste gjithmonë për pasionin e tij më të madh, deltaplanin, ishte shumë entuziast. I pëlqente shumë të fluturonte, jetonte për të fluturuar, fluturonte së bashku me partneren tij. Thoshte se një ditë donte të blinte deltaplanin e tij”, rrëfen Zeffiri.Në zdrukthëtarinë ku punonte janë të gjithë të tronditur. Disa prej kolegëve e morën vesh lajmin e vdekjes së 32-vjeçarit kur erdhën në punë.Jemi të tronditur nga tragjedia dhe humbja e parakohshme e një djali flori. Fatjoni ishte më shumë se koleg, ai ishte një mik”, u shpreh një prej tyre.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME