Categories Lajme

Temperaturat disa gradë nën zero, shqiptari bën gjestin e madh, liron dy hotelet e tij për të pastrehët

Biznesmeni shqiptar nga Kosova, Nazmi Aruqi është ndër personat më të përfolur për momentin në Gjermani për shkak të gjestit të tij fisnik. Ai ka vendosur që dy hotelet e tij në Frankfurt t’i vendosë në dispozicion të të pastrehëve në këto ditë të ftohta.

Në një intervistë shqiptari ka treguar se kur ka mbërritur për herë të parë në Gjermani për rreth dy javë kishte fjetur jashtë dhe e kuptonte se çfarë do të thotë për të pastrehurit të kalosh natën jashtë në atë të ftohtë.

Ai ka treguar se kishte qenë me familjen shëtitje kur kishte pa disa të pastrehë dhe kishte marrë vendimin që t’i strehonte në hotelet e tij.

“Atë ditë isha me familjen duke shëtitur, dhe kur pashë të pastrehët mu kujtua koha ime kur kam ardhë këtu në Gjermani si një i pastrehë. Atëherë më lindi ideja që në këtë ditë dimri ti strehoja në hotel.

Unë mora në telefon kryetarin e komunës dhe ia propozova këtë ide, bëmë lajmërimin në Facebook dhe 6 mijë njerëz e ndanë menjëherë. Aty më pas me erdhën dhe mediat gjermane“, ka thënë ai në një intervistë. Prej një jave mban të pastrehurit në hotel, madje ka treguar se me disa pej tyre është lidhur aq shumë saqë ka vendosur t’u ndryshojë jetën, duke i siguruar shtëpi dhe punë

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME