Categories Showbiz

Celine Dion në zi, i humb jetën nëna

Në moshën 92 vjeçare ka vdekur nëna e Celine Dion. Celine Dion ka njoftuar se nëna e saj, Therese,  ka ndërruar jetë, shkruan TMZ, transmeton lajmi.net.

Celine ka postuar një fotografi familjare, duke e kujtuar Theresen e ndjerë me një mesazh në frëngjisht dhe anglisht, duke thënë “Nën, ne të duam shumë…Ne ta kushtojmë koncertin e sontëm dhe do të këndoj me gjithë zemrën time…”. Therese Dion – nëna e superyllit ndërkombëtar Celine Dion, ka vdekur pas disa muajsh duke luftuar me probleme serioze me shëndetin. Nëna e Celine, e cila në Kanada njihej me dashuri si “Mama Dion”, raportohet se ndërroi jetë brëmjen e së enjtes e rrethuar nga familja dhe miqtë e saj.

Fëmija më i madh i Theresës, Claudette Dion, zbuloi vitin e kaluar se nëna e saj kishte probleme serioze me shëndetin … përfshirë humbjen e kujtesës dhe dëmtimet e shikimit dhe dëgjimit. Nëna e Dion kishte 14 fëmijë, të cilët i rriti së bashku me burrin e saj, Adhemar, në Charlemagne, Montreal. Adhemar vdiq më 2003.

Vdekja e Thereses vjen vetëm 2 ditë pas përvjetorit të katërt të vdekjes së burrit të Celine, Rene Angelil. Ajo gjithashtu kishte themeluar fonacionin “Maman Dion” në vitin 2006 për të ndihmuar fëmijët në nevojë. Celina aktualisht gjendet në turne dhe është planifikuar të performojë në Miami (të premten dhe shtunën),  por nuk dihet ende nëse do të vazhdojë koncertet.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“A më godet që të ndihesh burrë?!”- Rrëfimi tronditës i aktores Sharon Stone: Babai im më hidhte nga shkallët dhe më rrihte!

Aktorja e njohur Sharon Stone ka folur për abuzimin që pësoi si fëmijë nga ana…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME