Categories Lajme

Tërmetet/ ‘Gati të ndihmojmë në rindërtimin e Shqipërisë’, mesazhi i presidentit të PE-së

“Në këto orë të vështira, ne jemi me popullin shqiptar.”

Ky është reagimi i Presidenti i Parlamentit Europian, David Sassoli, pas tërmeteve të ditëve të fundit në Shqipëri, ku shkaktuan frikë dhe panik.

Në një postim në Twitter, Sassoli shprehet se në këto momente të vështira mendimet shkojnë me të lënduarit ose ata që kanë humbur shtëpinë e tyre në Shqipëri.

Po ashtu, presidenti i Parlamentit Europian, shpreh gatishmërinë e BE-së për të ndihmuar në rimëkëmbjen dhe rindërtimin e shtëpive të dëmtuara.

“Në këto orë të vështira, ne jemi me popullin shqiptar. Mendimet tona janë me të lënduarit ose ata që kanë humbur shtëpitë e tyre. Evropa është e gatshme të ndihmojë në rimëkëmbjen dhe rindërtimin,”-shkroi Sassoli në Twitter.

Dy të tërmete të fuqishme goditën Shqipërinë ditën e shtunë, fatmirësisht pa dëme në njerëz, por vetëm duke shkaktuar panik dhe dëme materiale.

   Postimi i David Sassoli në Twitter 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME