Categories Lajme

Tërmeti/ Ahmetaj zbulon vendimet për procesin e rindërtimit

Ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj së fundmi ka zbuluar disa nga vendimet që janë marrë për procesin e rindërtimit, pas tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit. Në një konferencë për media, ministri Ahmetaj theksoi se do të përfitojnë nga procesi i rindërtimit edhe ato qytetarë apo familje që kanë pasur ndërtime pa leje. “Kemi kaluar një vendim specifik për shpronësimet, në funksion të procesit të rindërtimit. Vendimi tjetër është përcaktimi i kushteve dhe kritereve të përfitimit të sipërfaqeve ndërtimore në objektet e reja për banim nga subjektet që posedojnë ndërtime të klasifikuara si ndërtime pa leje. Është një proces dhe procedurë e domosdoshme ligjore, sepse jep mundësinë që edhe aty ku ka ndërtime pa leje, shteti¸ qeveria, duhet të marrë përsipër që ai qytetar, ajo familje, të përfitojnë nga programi i rindërtimit.

Vendimi i fundit është ngritja e Komisionit Shtetëror të Rindërtimit. Përmes një vendimi detajohet funksioni i tij. Logjika e komisionit është propozimi i politikave. Në pranverën e vitit tjetër, besoj se 100% e familjeve kanë gjetur përgjigje të plotë nga programi i rindërtimit, qoftë për rikonstruksion, qoftë për rindërtim, apo ndërtimin e qytezave. Do të ketë një zhvillim urbano-ekonomik të menduar mirë, që t’i shërbejë zhvillimit ekonomik të vendit, por dhe logjikës urbanistike të së ardhmes”, deklaroi Ahmetaj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME