Categories Lajme

Tërmeti dëmtoi dy Kalatë, Ministria bën thirrje: Ndalohet hyrja, ruani jetën tuaj

Tërmeti i 26 nëntorit me magnitudë 6.4 të shkallës rihter nuk ka lënë pa pasoja dhe monumentet e kulturës. Ministria e Kulturës u bën thirrje qytetarëve që të shmangin hyrjet në Kalanë e Krujës dhe në atë të Prezës, të cilët u dëmtuan rëndë nga lëkundjet sizmike.

Në një njoftim për mediat thuhet se Ministria e Kulturës dhe Drejtoria e Kulturës Kombëtare në Tiranë kërkon nga vizitorët që hyrja në këto kala është rreptësishtë e ndaluar për sigurinë e jetës së tyre.

“Ministria e Kulturës dhe Drejtoria e Kulturës Kombëtare Tiranë lajmëron se tërmeti i 26 Nëntorit ka shkaktuar dëme të rënda  në monumentet e kulturës së zonës, sidomos në Kalanë e Prezës dhe  të Krujës. Hyrja në këto Kala është rreptësishtë e ndaluar në radhë të parë për të garantuar jetën tuaj dhe për të mos dëmtuar më shumë monumentet. Ministria e Kulturës dhe Drejtoria e Kulturës Kombëtare Tiranë, nuk janë përgjegjëse për çdo pasojë nga thyerja e këtij udhëzimi. Ruajeni jetën tuaj”, thekson Ministria e Kulturës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndërtoi pa leje/ Arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë Sarandë, Ajdin Islamaj

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka zbuluar prova të reja në hetimin ndaj punonjësit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Himarë, Policia shpëton 5 turistë të huaj, njëra u gjet e lënduar!

Policia Kufitare në Himarë ka ndërhyrë në dy raste në zonën e Gjiri i Filikurit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME