Categories Sport

Shkëndija e Tetovës, biletat për të prekurit nga tërmeti

Klubi i futbollit ‘Shkëndija e Tetovës’ ka vendosur që të ardhurat nga shitja e biletave në ndeshjen e kësaj fundjave t’i dërgojë për banorët e prekur nga tërmeti në Shqipëri.

Përmes një komunikate për shtyp, klubi kuqezi bën të ditur se kërkon ndihmën e tifozëve që të mbushin sa më shumë stadiumin për të ndihmuar banorët në Shqipëri, të cilëve u janë prishur shtëpitë nga tërmeti i fortë që ra mëngjesin e 26 nëntorit.

Postimi

“KF Shkëndija të dielën në kuadër të xhiros së 17-t ë përballet me Shkupin në Tetovë dhe kryesia vendos që të ardhurat nga shitja e biletave të bashkohen me donacionet e lojtarëve dhe kryesisë për familjet e goditura nga tërmeti në Shqipëri Në një javë më shumë emocionale të ndikuar nga fatkeqësia natyrore që goditi Shqipërinë, skuadra kuqezi vazhdon punën për sfidën e rradhës kampionale. E diela sjell xhiron e 17-të kur Shkëndija në Tetovë do të presë FC Shkupin në një takim ku kuqezinjtë kërkojnë të kthehen në rrugën e fitores. Përveç vlerës së pikëve në aspektin garues, takimi i të dielës është mundësi e mirë për bashkim të forcave bashkë me publikun në aksionin humanitarë për grumbullimin e mjeteve për familjet e goditura nga tërmeti në Shqipëri.

Me këtë rast inkurajohen gjithë qytetarët që të vijnë në numër sa më të madh në këtë ndeshje dhe me blerjen e biletës të bashkohen në këtë aksion humanitarë, pasi mjetet e grumbulluara do të bashkohen me donacionin e mbledhur nga lojtarët dhe kryesia e Shkëndijës, për tu adresuar të gjitha në zonat e prekura nga fatkeqësia në Durrës e rrethinë.

“Takimi me Shkupin ka rëndësi të madhe garuese për ne dhe të gjithë jemi të bindur të japim më të mirën për t’u kthyer në rrugën e fitores. Besojmë të jemi në nivel, ndërsa shpresojmë të kemi mbështetjen e publikut. Një arsye shtesë për prani sa më të madhe të spektatorëve është aksioni humanitarë për grumbullimin e mjeteve për të ndihmuar familjet e prekura nga tërmetii”, shprehet Armend Alimi. Përballja Shkëndija-Shkupi luhet të dielën në stadiumin e qytetit në Tetovë me fillim në orën 13:00”, shkruan skuadra në faqen zyrtare.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME