Categories Lajme

Tërmeti i la në ‘qiell të hapur’, Rama publikon videon: Askush nuk do të mbetet vetëm…

Kur kanë kaluar tre ditë nga tërmeti që tronditi vendin tonë dhe shkaktoi dëme të mëdha materiale, në disa zona të Tiranës dhe të Durrësit, kryeministri Rama ka deklaruar se askush nuk do të mbetet vetë.

Ndër të tjera me anë të një videoje të shpërndarë në rrjetet sociale, Rama sqaron se të gjithë strukturat përkatës janë në terren duke u kujdesur për të gjitha familjet e prekura.

Kryeministri ka shpjeguar se për familjen Stafaj ku tërmeti u prishi banesën në periferi të Tiranës do të rregullohet për pak muaj .

“Askush s’do të mbetet vetëm. Për fat të mirë Lenri 3 vjeçar dhe Samiu, gjyshi i tij, i pamundur fizikisht për të lëvizur vetë, si dhe e gjithë familja Stafaj në Picallë, larg në periferi të Tiranës, janë mirë dhe pa dëmtime, ndërsa shtëpia e tyre e vjetër tashmë është e pabanueshme nga pasojat e tërmetit. Ogerta me Xhemalin, me ekipin e shërbimit social dhe strukturat vendore, bënë evakuimin e familjes në një qendër emergjence të përkohshme, në një strehë të sigurtë, ku marrin edhe shërbimet e nevojshme sociale e shëndetësore. Ndërkohë, shtëpia e tyre është përfshirë në planin e rindërtimit dhe ata do të kthehen pas pak muajsh, në shtëpinë e rilindur falë mbështetjes sonë”, shkruan kryeministri Rama.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME