Categories Lajme

Tërmeti i mori jetën vëllezërve kosovarë, Elvis Naçi: Banesë dhe 1 mijë euro pension për familjet

Mes 51 viktimave të tërmetit të 26 nëntorit u shuajtën dhe dy vëllezër nga Kosova. Isa dhe Shemsi Abazi humbën jetën nën rrënojat e Durrësit duke lënë jetimë 6 fëmijë, secili nga tre në dy familjet.

Në emisionin ‘shqiptarët për shqiptarët’ u pasqyrua dhe njëherë historia e trishtë e dy vëllezërve nga Kosova, teksa Elvis Naçi dha një lajm të mirë për jetimët e familjeve Abazi. Elvis Naçi tha se ka nisur puna për ndërtimin e shtëpisë së familjes Abazi, me fondin e mbledhur nga shqiptarët në mbarë botën për të prekurit nga tërmeti.

Gjithashtu, Naçi deklaroi se iu është vendosur edhe një pension 1 mijë euro, 500 euro për fëmijët e njërit vëlla, dhe 500 euro për fëmijët e tjetrit. Tërmeti i 26 nëntorit la 51 të vdekur, qindra të plagosur dhe mijëra ndërtesa të shkatërruara.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME