Categories Lajme

Tërmeti me magnitudë 6.3 shkund vendin, shkakton dëme serioze

Filipinet janë tronditur nga një tërmet i fuqishëm. Mediat e huaja raportojnë se tërmeti i fortë u ndie në provincën Batanga, në ishullin Luzon në Filipine , herët në mëngjes.

Sipas të dhënave tërmeti u regjistrua me madhësi 6.3 të shkallën Rihter nga Instituti Filipinik i Sizmologjisë dhe Vullkanologjisë (PHIVOLCS) dhe Qendra Sizmologjike Euro-Mesdhetare (EMSC).

Sipas institutit, thellësia e tërmetit, e regjistruar në 07:43 (lokale), ishte 74 kilometra, ndërsa epiqendra e tij ishte 10 kilometra në veriperëndim të qytetit të Calatagan, rreth 100 kilometra në jug të kryeqytetit.

Instituti vlerësoi se nga goditja e fortë mund të jenë shkaktuar dëme. Sidoqoftë, deri më tani nuk ka informacion mbi vïktimat ose dëmtimet serioze. Filipinet shpesh goditen nga tërmetet, pasi arkipelagu ndodhet në të ashtuquajturën “Unaza e Zjarrit” të Oqeanit Paqësor.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME