Categories Lajme

Tërmeti në Turqi, Kryemadhi: E kam përjetuar me hidhërim. Uroj që operacionet e shpëtimit të jenë sa më të suksesshme

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka reaguar pas tërmetit të fuqishëm që goditi mbrëmjen e kaluar Turqinë Lindore duke shkaktuar viktima e të plagosur dhe shkatërrimin e dhjetëra objekteve.

Kryemadhi thotë se ka përjetuar me hidhërim të thellë tërmetin që goditi Turqinë dhe se ne më mirë se kushdo e dimë sa e rëndë është kjo situatë duke qëndruar pranë familjeve që kanë humbur të dashurit e tyre.

Kryetarja e LSI uron që operacionet e shpëtimit të jenë sa më të suksesshme.

“Kam përjetuar me hidhërim dhe dhimbje të thellë tërmetin që goditin Turqinë dhe popullin turk.

Ne më mirë se kushdo e dimë se sa e rëndë është kjo situatë ndaj jemi pranë familjeve, që kanë humbur të dashurit e tyre dhe ju shprehim ngushëllimin tonë të thellë.

Uroj me gjithë zemër që operacionet e shpëtimit të jenë sa më të suksesshme për të pasur sa më shumë jetë të shpëtuara.

Solidariteti ynë për popullin vëlla turk dhe qeverinë e Republikës se Turqisë është i pakufishëm në këto çaste tragjike. Zoti qoftë me ju! 🇦🇱🇹🇷”, shkruan Kryemadhi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

E rëndë në Maliq/ Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari, vuante nga epilepsia dhe probleme në zemër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Vreshtas të bashkisë Maliq, ku një 14-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali i ndërtimeve pa leje në Ksamil/ Gjykata liron ish-oficerin Irakli Koçiaj, i vetmi nga 8 të arrestuarit që hetohet në liri

Gjykata e Sarandës ka vendosur këtë të premte masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Shoferi 76-vjeçar përplasi nënë e bir në rrugë, 3-vjeçari ndërroi jetë në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Korçë-Ersekë, në afërsi të fshatit Kamenicë, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e premte 12 qershor 2026

Dashi Te dashuruarit do kalojnë një dite paksa te vështirë. Duhet te tregoheni paksa me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më të lira në Evropë për verën 2026.

Saranda është renditur në krye të listës së katër destinacioneve bregdetare më të lira në…

LEXO ME SHUME