Categories Lajme

Tërmeti/ Pas mbledhjes së qeverisë, Paloka: Rama i shqetësuar për milionat e oligarkëve

Pas mbledhjes së sotme të qeverise ku u paraqiten projektet e për të kaluar pasojat e shumta që la pas tërmeti i 26 nëntorit ka reaguar me një shënim në faceboik nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka.

“Dy shqetsimet e verteta të Ramës pas katastrofës: Mos preken pergjegjësit dhe milionat e oligarkëve!”, shkruan ish deputeti i opozitës duke shtuar se, “do flasë poshtë e lartë për lagje të reja e pse jo dhe qytete të reja (në 3D i ka gati) por shqetsimet e tij janë ato që kanë qenë gjithnjë: mbrojtja e krimit dhe milionave të grabitura”

Postimi i plotë i Palokës:

Mbledhja e qeverisë

Dy shqetsimet e verteta të Ramës pas katastrofës: Mos preken pergjegjësit dhe milionat e oligarkëve!

Rama e tregoi dhe një herë sot se kush janë shqetësimet e tij të verteta pas katastrofës që solli termeti i 26 nëntorit. Nuk janë familjet e shqiptarëve që humbën gjithshka e as ato që e rrezikojnë një gjë të tillë! Për Ramën shqetesimi i parë më i madh nuk është shpetimi i jetës se shqiptarëve por shpëtimi nga përgjegjësitë i fajtorëve.

Shqetësimi i dytë me i madh për Ramën nuk është garancia dhe siguria e jetës për shqiptarët, po garancia dhe siguria e milionave që ndan me oligarkët.

Fjalët e para që tha sot në mbledhjen e asaj që e quan qeveri, ishin pikërisht kundër atyre që ngrenë zërin për nxjerrjen e pergjegjësive të asaj që ndodhi e që mund të ishte shmangur.

E tha qartë dhe pastër “Nuk do të ketë përgjegjësi sepse…KÇK nuk ka të drejtë të gjykojë!!!”

Një justifikim të tillë vetëm një si Rama mund ta përdorë. Pra me këtë “logjikë” edhe krimi mund të bëj ç’të dojë se “KÇK” nuk ka të drejtë të gjykojë e dënojë!!!!
Menjëherë pas kësaj doli tek shqetësimi i tij i dytë :”Asnjë cent nuk do të preket nga PPP”

Ky ju përgjysmon rrogat mësuesve po nuk pranon të prek asnjë qindarkë nga milionat që ndan me oligarkët në aferat që tanime janë demaskuar si terësisht korruptive!
Rama do vazhdojë të dalë me orë të tëra në ekranet e televizioneve në role të ndryshme; herë si vajtojcë me lot fallco, herë si fatorino furgoni, herë si klloun e herë duke sharë e fyer ata që janë vertetë në hall.

Do flasë poshtë e lartë për lagje të reja e pse jo dhe qytete të reja (në 3D i ka gati) por shqetsimet e tij janë ato që kanë qenë gjithnjë: mbrojtja e krimit dhe milionave të grabitura.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

E rëndë në Maliq/ Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari, vuante nga epilepsia dhe probleme në zemër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Vreshtas të bashkisë Maliq, ku një 14-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali i ndërtimeve pa leje në Ksamil/ Gjykata liron ish-oficerin Irakli Koçiaj, i vetmi nga 8 të arrestuarit që hetohet në liri

Gjykata e Sarandës ka vendosur këtë të premte masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Shoferi 76-vjeçar përplasi nënë e bir në rrugë, 3-vjeçari ndërroi jetë në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Korçë-Ersekë, në afërsi të fshatit Kamenicë, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e premte 12 qershor 2026

Dashi Te dashuruarit do kalojnë një dite paksa te vështirë. Duhet te tregoheni paksa me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më të lira në Evropë për verën 2026.

Saranda është renditur në krye të listës së katër destinacioneve bregdetare më të lira në…

LEXO ME SHUME