Categories Lajme

Tërmeti/ Rama: Ndërtuesit me “probleme financiare” do falimentojnë edhe si individë nëse i shmangen detyrimeve për riparimet

Në mbledhjen e sotme të qeverisë kryeministri Edi Rama ka deklaruar se të gjithë ndërtuesit do të vihen para përgjegjësisë nëse nuk marrin përsipër dëmet nga tërmeti.

“Në Samitin e NATO-s kam bërë të gjitha bisedat e nevojshme. Pas bisedave që bëmë, folëm me Oltën dhe Endrin, ata që duan një çadër është vetëm çështje kohe.

Edhe faza nga rrënoja në banesën e re është e garantuar, siç folëm pastrimi në Durrës ka filluar, faleminderit Belës dhe Bledit për bashkëpunimin. KE dha 15 mln euro. Nuk do të jetë vetëm kjo ndihma e BE-së, kjo ishte e para pa burokraci. BE-ja, KE, po punon me ne edhe për dy mekanizma të tjerë për t’iu përgjigjur kërkesës për të rialokuar të gjitha fondet IPA për këtë drejtim, rindërtimin, që kanë qenë të planifikuara po destinuara dhe tjera mekanizimi i solidaritetit për emergjencat natyrore.

Priten gjithë të dhënat se pa ato s’ka s’i bëhet dhe ato po mblidhen edhe nga vetë BE. Hartimi i listës së ndërtuesve që duhet të bëjnë riparimet është gati, tani duhet të ndajmë pjesën kush do bëjë dhe kush nuk do të bëjë, duhet të shikojmë edhe kushtet e tyre financiare, pasi kanë thënë se kanë falimentuar. Do falimentojnë edhe si individë nëse i shmangen këtij detyrimi”, u shpreh Rama.

Rama mbledh qeverinë. Kryeministri deklaron se 12366 qytetarë janë në strukturë emergjence. Ai theksoi se ndërtuesit abuzivë do të vihen para përgjegjësisë dhe dosjet për ta po kopsiten.

Rama premtoi ndërtimin e lagjeve të reja në zonat e prekura dhe tha se kantierët e parë do të hapen në pranverë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

E rëndë në Maliq/ Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari, vuante nga epilepsia dhe probleme në zemër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Vreshtas të bashkisë Maliq, ku një 14-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali i ndërtimeve pa leje në Ksamil/ Gjykata liron ish-oficerin Irakli Koçiaj, i vetmi nga 8 të arrestuarit që hetohet në liri

Gjykata e Sarandës ka vendosur këtë të premte masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Shoferi 76-vjeçar përplasi nënë e bir në rrugë, 3-vjeçari ndërroi jetë në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Korçë-Ersekë, në afërsi të fshatit Kamenicë, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e premte 12 qershor 2026

Dashi Te dashuruarit do kalojnë një dite paksa te vështirë. Duhet te tregoheni paksa me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më të lira në Evropë për verën 2026.

Saranda është renditur në krye të listës së katër destinacioneve bregdetare më të lira në…

LEXO ME SHUME