Categories Lajme

Tërmeti/ Shkon në 136 numri i personave të plagosur në Durrës, Tiranë dhe Lezhë

Raportohet se 55 persona me dëmtime të rënda dhe të lehta po marrin ndihmë në spitalin e Durrësit. Qytetarët janë dëmtuar si pasojë e tërmetit me magnitutë 6.4 që goditi vendin në orët e para të mëngjesit të sotëm. Ndërkohë, raportohet se 6 persona janë paraqitur me plagë edhe në spitalin e Lezhës.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu deklaroi se janë të paktën 75 persona që po kanë marrë dhe po marrin mjekim në spitalin e Traumës në kryeqytet. Deri më tani është konfirmuar për një viktimë në Kurbin, i cili ka rënë nga ballkoni gjatë lëkundjeve të tërmetit. 300 efektive të Forcave të Armatosura po mbërrijnë në Durrës dhe Thumanë, ku raportohen dëmet më të mëdha.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME