Categories Lajme

Terminali i Autobusëve Ndërqytetas do të zhvendoset diku tjetër

Autobusët ndërqytetas që qëndrojnë te ish-Dogana, do të zhvendosen tek kthesa e Kamzës. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.Ky i fundit ka deklaruar ditën e sotme se më datë 3 janar autobusët do të zhvendosen aty ku po shtrohet terreni për t’i hapur udhë ndërtimit të Terminalit të ri. Kryebashkiaku premtoi gjithashtu se në vitin 2020 në Tiranë do të marrin udhë një sërë projektesh të rëndësishme, duke filluar nga Teatri Kombëtar, Piramida, Unaza e Madhe,

zgjerimi i Lanës, Zona Ekonomike në Kashar etj. Duke folur në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, Veliaj shprehu vendosmërinë për të çuar deri në fund projektet për transformimin e Tiranës. “Jam i vendosur, unë besoj dhe ju që t’i shkojmë deri në fund çdo projekti që transformon Tiranën dhe e bën atë më të mirë për fëmijët tanë.

Megjithatë, kemi parë shpeshherë që për çdo projekt madhor të Tiranës, si dikur, protestat te këndi i lodrave e lodrat te Liqeni apo Sheshin Skënderbej, të ngrihen çeta me individë që duan të ndalojnë punët e qytetit. Tani është bërë si modë: Sa herë ka një punë të madhe në qytet, ngrihet një çetë respektive, e vogël që e kundërshton, në kurriz të shumicës së heshtur që do zhvillimin e Tiranës. Janë të njëjtët që duan të pengojnë zhvillimin, hiqen si të dashuruar pas artit, njëherë si të dashuruar pas mjedisit. Janë të njëjtët njerëz dhe kur vjen fjala për punë, është e fundit që e duan, pasi janë të interesuar vetëm për pengim dhe bllokim”, deklaroi Veliaj.

Veliaj nënvizoi se Tirana po bëhet gati për të festuar 100-vjetorin Kryeqytet, ndërsa siguroi se çdokush që pengon zhvillimin do ketë fatin e Astirit, shkruan “report.tv”. “Sot dua ta bëj të qartë se çdokush që pengon zhvillimin do të ketë fatin dhe përfundimin e asaj që ndodhi para pak ditësh te Astiri. Tirana nuk ndalet! Qytetarët duan zhvillimin, duan rrugët, duan Piramidën, duan Teatrin, duan Bulevardin e Ri dhe zhvillimin aty, duan transformim në çdo lagje e çdo cep të qytetit. Askush nuk do të guxojë që të ndalë “orën” e Tiranës”, theksoi Veliaj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

E rëndë në Maliq/ Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari, vuante nga epilepsia dhe probleme në zemër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Vreshtas të bashkisë Maliq, ku një 14-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali i ndërtimeve pa leje në Ksamil/ Gjykata liron ish-oficerin Irakli Koçiaj, i vetmi nga 8 të arrestuarit që hetohet në liri

Gjykata e Sarandës ka vendosur këtë të premte masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Shoferi 76-vjeçar përplasi nënë e bir në rrugë, 3-vjeçari ndërroi jetë në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Korçë-Ersekë, në afërsi të fshatit Kamenicë, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e premte 12 qershor 2026

Dashi Te dashuruarit do kalojnë një dite paksa te vështirë. Duhet te tregoheni paksa me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më të lira në Evropë për verën 2026.

Saranda është renditur në krye të listës së katër destinacioneve bregdetare më të lira në…

LEXO ME SHUME