Categories Lajme

Testet e shpejta nga nesër do të kryhen dhe në 6 qendra shëndetësore në Tiranë (zonat dhe oraret)

Prej kësaj të hënë 6 qendra shëndetësore në kryeqytet do të kryejnë testet e shpejta. Në udhëzues testi i shpejtë do të kryhet në qendrat shëndetësore numër 2, 4, 6, 9, Kodër Kamza dhe Qyteti Studenti. Brenda një pike testimi do referojnë mjekët e familjes të 3-4 apo më shumë qendrave shëndetësore të ndara sipas udhëzuesit të Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor.

Kështu tek pika e ngritur për testin e shpejtë tek qendra shëndetësore nr. 4 do të kryejnë “rapid” test pacientët e qendrës shëndetësore nr.3, 4 dhe 7.. Ndërsa banorët e Paskuqanit, Kamzës, Bathores, Kodrës Kamëz, Bërxullës, Prezës dhe Vorës duhet ta kryejnë tek Qendra Shëndetësore e Kodër Kamzës sipas Klan.

Të 6 qendrat shëndetësore që do të kryejnë testin e shpejtë do të kenë një dhomë të veçantë me logjistikën e duhur si dhe hyrje më vete për pacientët e dyshuar me Covid. Testi i shpejtë do të kryhet nga një infermier dhe një mikrobiolog. Ky test mund të kryhet 5-7 ditët e para të shfaqjes së shenjave klinike. Në rast se një person i dyshuar Covid ka më shumë se 7 ditë, ai do të referohet për tampon. Çdo pikë e testit të shpejtë do të kryejë afro 30 deri 70 të tilla në ditë nga ora 10:00-14:00.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME