Categories Lajme

Testet e sigurisë “ngelin” sërish koncesionarin e Rinasit

Negociatat për uljen e tarifave vazhdojnë prej 1 viti Qeveria dhe Autoriteti i Aviacionit Civil i kanë bërë disa teste koncesionarit të aeroportit të Rinasit, por sistemi i sigurisë në një nga zonat që është pjesë e sigurisë kombëtare nuk është implementuar 100%. Një raport monitorimi i kontratave koncesionare, i hartuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë  më 24 dhjetor 2019-ë, hedh dritë mbi mënyrën e zbatimit të kontratës që ka me shtetin shqiptar kompania kineze e regjistruar në Singapor Real Fortress Limited.

Nëse në të gjithë indikatorët e tjerë, kontrata është zbatuar 100%, implementimi i sistemit të sigurisë rezulton të jetë përmbushur vetëm 60%.

Për riskun e operimit dhe performancës, ka rezultuar mosimplementim i plotë i sistemit të menaxhimit të sigurisë nga TIA i operimit të aeroportit. Zbatimi i standardeve të sigurisë së aviacionit është konsideruar me risk të mesëm. Aviacioni Civil ka kërkuar nga koncesionari, marrjen e veprimeve korrigjuese dhe është në monitorim të vazhdueshëm të adresimit të gjetjeve lidhur me sigurinë në aviacion”.

Autoritetet janë duke vazhduar negociatat me kompaninë, edhe sa i përket disbalancës ekonomike. Kompania BDO e kontraktuar si eksperte e pavarur për të parë realizimin e të ardhurave të koncesionarit konstatoi një vit më parë se kompania ka realizuar 120 milion euro më shumë, se skenari bazë i parashikuar në kontratë, duke sugjeruar rikthimin në balancë mes uljes së tarifave ose realizimit të investimeve në aeroport. Një vit nga nisja e këtyre negociatave, raporti konstaton se ende nuk ëshët finalizuar gjë, ndërsa diskutimet janë duke u përqëndruar në mundësinë e rritjes së cilësisë së shërbimit për ata që udhëtojnë.  Tv Klan

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME