Categories Lajme

Tha se i kishte shkruar dy këngë pa i marrë lekë, Arditi nuk i ndahet Fifit: Është zhgënjim

Këngëtari i njohur, Ardit Çuni, ishte i ftuar një ditë më parë tek emisioni i Top Albania Radio-s, “Pardon my French”, ku foli për eksperiencën e tij në “Big Brother VIP”.

Kujtojmë se gjatë spektaklit të së martës, këngëtari hyri edhe njëherë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, por kësaj radhe për të pasur një ballafaqim me kolegen e shoqen e tij, Fifi.

Para se këngëtarja e njohur të takonte Arditin, ajo pa një klip ku ky i fundit e quante veprimin e saj (ndërrimin e Granitit me Donaldin për nominim) si pafytyrësi.

Pasi dëgjoi këtë deklaratë të Arditit, Fifi u mërzit dhe bëri një tjetër deklaratë që menjëherë bëri xhiron në rrjet. “Unë nuk e kam mik të ngushtë Arditin, e kam mik. Kam punuar me të, ia kam bërë dy këngë, tek njëra nuk i mora asnjë lekë, te tjera vetëm gjysmën e çmimit, sepse unë nuk shitem për pak… Po Ardit, e kam dashur Granitin më shumë se ty brenda”, tha ajo.

Arditi u pyet në lidhje me këtë që tregoi Fifi në spektakël, dhe ai vendosi që të zbulonte të vërtetën e tij. “Unë nuk e kisha dëgjuar pjesën e këngës sepse do kisha nxjerrë lekë do e pyesja sa i detyrohem.

Nuk më duket aspak profesionale, ndoshta e ka thënë në nerva e sipër për pjesën e këngës. Po, është zhgënjim sepse disa marrëdhënie janë diskrete. Është si të thëm unë sa e ka Fifi tekstin.

Janë disa marrëdhënie profesionale diskrete… Bëhet fjalë për këngën “Qaj” që i jam shumë mirënjohëse asaj për tesktin. Këngën do e shkruante dikush tjetër, por ajo më tha “të lutem ta shkruaj dhe sdo të marr lekë”, nuk ishte kërkesë e imja, ishte ajo që e kërkoi sepse i pëlqeu shumë. Këngën e dytë ia kam paguar sa e ka, jo gjysmë çmimi”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 31 Tetor 2026

Dashi Marrëdhënia juaj me partnerin do ketë goxha përmirësime sot. Do i harroni  mosmarrëveshjet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në Itali, 20-vjeçari shqiptar përplaset nga një makinë për vdekje

Një 20-vjeçar shqiptar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë të ndodhur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr i madh gjatë natës në magazinat e ish-NPA-së në Gjirokastër, ndërpritet energjia elektrike në gjysmën e qytetit

Zjarr i madh gjatë natës në magazinat e ish-NPA-së në Gjirokastër, ndërpritet energjia elektrike në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në fabrikën e kafesë në Pogradec, dyshohet për shkëndijë elektrike

Zjarr në fabrikën e kafesë “Thomas Enkelana” në Pogradec, dyshohet për shkëndijë elektrike Një zjarr…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dua Lipa fiton betejën ligjore kundër tregtimit të produkteve false në emrin e saj, ja sa milionë paund ka fituar këngëtarja shqiptare

Dua Lipa fiton betejën ligjore kundër tregtimit të produkteve false në emrin e saj, ja…

LEXO ME SHUME