Categories Lajme

The Independent: Shqipëria publikon në internet listën e agjentëve të SHISH. Pasoja ndërkombëtare

The Independent shkruan se Shqipëria ka publikuar në internet informata të ndjeshme lidhur me agjëntë të saj, identitetin e tyre, automjeteve që përdorin, rolet, lëvizjet e udhëtimet dhe zakonet e përditshme. Sipas ‘The Independent’ kjo duket të jetë një shkelje e madhe dhe potencialisht të rrezikshme që mund të ketë pasoja ndërkombëtare.

Të dhënat e pagave dhe shpenzimeve të vendosura në tabelat në faqen e internetit të Ministrisë së Financave në Shqipëri, shkruhet në artikull.

Tabelat shpjegojnë emrat, pagat dhe shpenzimet e të paktën tetë operative të nivelit të lartë klandestin – disa që punojnë nën mbulimin diplomatik – në Belgjikë, Greqi, Kosovë, Itali, Maqedoni dhe Serbi.

Sipas artikullit zyrtarët e SHISH pranuan natyrën e ndjeshme të informacionit.

“Parimi është se çdo gjë në lidhje me agjencinë tonë duhet të jetë e fshehur, por duhet të ndjekim të gjitha këto rregulla dhe rregullore”, tha një zyrtar i SHISH. “Rregullat dhe rregulloret nuk na lejojnë të shpenzojmë paratë pa e raportuar.”

Inteligjenca dhe profesionistët e sigurisë thanë se shkelja mund t’i nxjerrë agjentët në pozita të ndjeshme të cenueshme ndaj mbikëqyrjes apo shantazhit nga organizatat armiqësore të zbulimit ose kriminelët që kërkojnë të depërtojnë në aleancën perëndimore.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 26 Tetor 2026

Dashi Ngjarjet e reja dhe stimuluese, si edhe ndryshimet e papritura, nuk ju trembin. Përkundrazi,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

AGSH: 50 incidente ndaj gazetarëve gjatë protestave në Tiranë, 40 prej tyre të lidhura me Policinë e Shtetit

AGSH: 50 incidente ndaj gazetarëve gjatë protestave në Tiranë, 40 prej tyre të lidhura me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

DIBËR/ Fermerët hedhin patatet në përrua: Nuk ka treg për shitje, shteti na ka braktisur

Fermerët e Dibrës që merren me kultivimin e patates po përballen sërish këtë vit me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 24 Tetor 2026

Dashi Marrëdhënia me partnerin do përmirësohet mjaft gjate kësaj dite. Do i kuptoni gabimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Mami, kam frikë, mësuesja më godet”/ Nëna e 4-vjeçarit në Korçë rrëfen tmerrin në kopsht: E gjeta duke i bërtitur

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me arrestimin e edukatores në Korçë, e cila u…

LEXO ME SHUME