Categories Lajme

Thertorja nuk do të ndërtohet! Banorët e Laknasit fitojnë betejën në gjyq me kompaninë private

Thertorja e cila ishte parashikuar të ndërtohej në zonën e njohur “Plepat e Brukës” nuk do të bëhet.Në një seancë në Gjykatën Administrative të Tiranës 300 banorët e kësaj zone ia kanë dalë që të mposhtin kompaninë private në mënyrë që të anulohet ndërtimi i thertores në pyllin afër shtëpive të tyre. Seanca ka zgjatur rreth dy orë e gjysmë dhe në mbështetje të banorëve ka shkuar edhe ambientalisti Sazan Guri. Banorët e Laknasit janë ngritur disa herë në protestë pasi pretendonin se një kompani private, do t’u priste pyllin për të ndërtuar një thertore derrash. Banorët e kanë kundërshtuar këtë ndryshim pasi pemët e këtij pylli mbrojnë nga rrëshqitjet e tokës shtëpitë e tyre, si dhe pretendojnë se në zonë eksitojnë edhe tre thertore të tjera, prandaj një e katërt nuk është e nevojshme. Protestat janë shoqëruar me përplasje me Policinë e Shtetit dhe policinë private, nga e cila shoqërohej kompania në fjalë për të kryer aktivitetin që sipas projektit pretendon se i ka të gjithë dokumentet e nevojshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Probleme me platformën shtetërore e-albania, DW: I gjithë shteti online është i bllokuar

Prej disa ditësh platforma e-Albania po përballet me një bllokim teknik serioz, që ka sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën teksa luante futboll, zbulohen detaje nga vdekja e 42-vjeçarit në Vlorë

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e djeshme në fshatin Novoselë. Gjatë një ndeshjeje…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pamje e rrallë! Zbatica zbulon rërën në plazhin e vjetër në Vlorë dhe Zvërnec

Mëngjesi i së premtes e ka gjetur detin në zonën e plazhit të vjetër dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Topi e godet në gjoks teksa luante futboll në ‘kalçeto’, ndërron jetë 42-vjeçari nga Vlora

Një ngjarje tragjike është shënuar në Vlorë natën e Krishtlindjes, pasi një 42-vjeçar ka ndërruar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Djali sapo kishte nisur të belbëzonte fjalën baba”/ Rrëfimi i rrallë i bashkëshortes së Komisarit të vrarë, Ilir Ngresi

Pas uniformës së hekurt të një drejtuesi policie, fshihej një baba i përkushtuar që linte…

LEXO ME SHUME