Categories Lajme

“Theu kodin e etikës?”, Arben Malaj i përgjigjet BSH: Nuk duhet të shpreheni, i takon Këshillit Mbikëqyrës

Gjatë një deklarate për mediat, lidhur me vendimin e mazhorancës për shkarkimin e Arben Malajt nga bordi drejtues, në mënyrë indirekte Banka e Shqipërisë është pozicionuar në anën e qeverisë, teksa në një pikë të deklaratës së saj, sqaron se: Banka e Shqipërisë shprehet e vendosur në qëndrimin e vet se, gjatë ushtrimit të detyrave, anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës duhet të respektojnë kufizimet e Kodit të Etikës mbi veprimtarinë e tyre politike dhe publike, të vendosura ligjërisht dhe për shkak të natyrës së veçantë të pozicionit dhe funksionit të tyre .

Lidhur me këtë qëndrim ka reguar edhe Arbën Malaj i cili shprehet se për këtë debat, BSH nuk mund të shprehet si institucion, por vetëm Këshilli Mbikëqyrës.

“Reagimi ne emer te Bankes Shqiperise sot pas kerkese se deputeteve dhe jashte hapave ligjore dhe institucionale qe ne kete rast eshte vetem Keshilli Mbikeqyres, perben cenim te kredibilitetiti dhe Pavaresise se Bankes se Shqiperise”, shprehet Malaj.

Reagimi i plotë:

Per kete debat nuk shprehet Banka e Shqiperise si institucion, por vetem Keshilli Mbikeqyres. 
Kam respektuar ne maksimum kodin e etikes, nuk marr pjese ne asnje strukture te asnje partie, kete kerkon ligji i Bankes, nuk jam i angazhuar ne asnje aktivitet politik, sapo mbaruan zgjedhjet vendore kjo konstatohet lehte. Po ngaterrohet me keqdashje dallimi midis angazhim apo aktiviteteve publike me angaxhimet dhe aktivitete publike. Kam plotesuar me integritet dhe profesionalizem mandatin e dhene nga Kuvendi vendit tim ne rastin e pare me 100 % te votave dhe ne rastin e dyte me vetem dy vota kundra. 
Reagimi ne emer te Bankes Shqiperise sot pas kerkese se deputeteve dhe jashte hapave ligjore dhe institucionale qe ne kete rast eshte vetem Keshilli Mbikeqyres, perben cenim te kredibilitetiti dhe Pavaresise se Bankes se Shqiperise.

Kredibiliteti publik dhe pavaresia reale e Bankes se Shqiperise duhet te jene re shenjta dhe duhen ruajtur me pergjegjshmeri maksimale nga cdo pozicionim publik jashte kornizave institucionale. 
Kam qene une qe pas mandatit te ri kam kerkuar qe rezoluta e kuvendit per vitin 2018 qe ka detyra per vitin 2019 te diskutohej ne Keshill dhe me detyrat e dhena nga kuvendi te njihej Keshilli dhe stafi drejtues i Bankes dhe per detyrat konkrete Keshilli te ndertonte nje plan veprimi permbushes te detyrave te lena nga Kuvendi.

Qendrimet si gjate mandatin plotesues dhe aktualisht jane te dokumentuara ne proces verbalet e Keshillit Mbikeqyres.

Ky sqarim eshte ne respekt te institucionet te BSH. 
Arbeni

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

6 celularë në burgun e Durrësit, dyshohet se u përkasin të dënuarve

Detaje të reja janë zbardhur nga aksioni në burgun e Durrësit, ku u gjetën 6…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarri vijon prej 24 orësh në Shkodër, flakët përfshijnë Bardhajt

Zjarri vijon të jetë aktiv prej rreth 24 orësh në kodrat e Bardhajve në Shkodër,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në Syrin e Kaltër, digjen 4 kioska

Rreth orës 00:05 të datës 6 shtator, një zjarr ra në hyrje të Syrit të…

LEXO ME SHUME