Categories Lajme

Theu xhamat e Prokurorisë dhe goditi punonjësin, arrestohet 39-vjeçari

Një 39-vjeçar ka rënë në prangat e policisë ditën e sotme, pasi akuzohet ka thyer xhamat e Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, si dhe ka goditur punonjësin e këtij institucioni.

Policia bën me dije se ngjarja ndodhi rreth orës 11:40 të ditës së sotme, ku 39-vjeçari me inicialet K.SH., theu xhamat e Prokurorisë dhe goditi sekretarin për pritjen e qytetarëve shtetasin në këtë institucion, 62-vjeçarin me inicialet K.M. Nuk dihet ende arsyeja që 39-vjeçari ndërmori këtë veprim, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Postimi i plotë: TiranëSpecialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.3, bënë arrestimin në flagrancë për veprat penale “Goditje për shkak të detyrës” dhe “Shkatërrim i pronës” të shtetasit K.SH.,39 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi ditën e sotme rreth orës 11:40 min në ambientet e Prokurorise Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë ka thyer xhamat e këtij institucioni dhe ka goditur punonjësin e këtij institucioni me detyrë sekretar për pritjen e qytetarëve shtetasin K.M., 62 vjeç. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME