Categories Lajme

“Thuaji babit të marrë atë shokun në telefon”, donte t’i jepte ‘kafe’ policit

Një tjetër shtetas është vënë në pranga, pasi ka tentuar që të korruptojë efektivin e policisë. Blutë e Tiranës kanë ndaluar në rrugën “Karl Gega” drejtuesin e mjetit me inicialet R. Y, 35 vjeç, i cili po drejtonte mjetin pa vendosur rripin e sigurisë dhe pa kryer kontrollin teknik. Për të mos u penalizuar, i riu tentoi t’i jepte rryshfet efektivit të patrullës. Gjatë kohës që punonjësi i policisë e pyet se çfarë është ajo që po i jep, i riu i drejtohet duke i thënë “Pije një “kafe”.

Polici: Ishe pa rrip sigurimi, paraqit edhe letrat e tjera.

Qytetari: Po mir mor burrë…

Polici: Ça i ke këto mor zotëri?

Qytetari: Pije një “kafe” vet…

Polici: Pse ta pij kafen unë? Kam një rast korrupsioni te “Karl Gega”. Zotëri ke tentuar të korruptosh punonjësin e policisë.

Qytetari: Ça po të korruptoj mor burrë, po më korrupton thotë.

Polici: Po.

Qytetari: Ashtu e? O ma thuaji babit të marrë një çikë atë shokun e vet në telefon!

Polici: Më jep një çikë patentën.

Njoftimi i policisë

Policia Rrugore e Tiranës arreston një tjetër drejtues mjeti për mitëdhënie.

Në funksion të patrullimeve me përzgjedhje, ne zona të ndryshme të qytetit te Tiranës, rrugorët e kryeqytetit kanë ndaluar në rrugën “Karl Gega” drejtuesin e mjetit me iniciale R. Y, 35 vjeç, i cili po drejtonte mjetin pa vendosur rripin e sigurisë dhe pa kryer kontrollin teknik.

Arrestimi i këtij shtetasi u be për veprën penale te parashikuar nga neni 244 i Kodit Penal “Korrupsion aktiv ndaj personave qe ushtrojnë funksione publike”, pasi gjate kontrollit policor, me qëllim shmangien e penalizmit, drejtuesi i automjetit i ka ofruar agjentit verifikues një shumë lekësh.

Gjatë 25 ditëve të para të këtij viti, Policia Rrugore e Tiranës ka goditur tre raste të mitëdhënies, ku kanë përfunduar në pranga drejtuesit e mjeteve që kanë tentuar të korruptojnë punonjësin e Policisë rrugore me qëllim shmangien e masës administrative për shkeljen e konstatuar nga punonjësit Policisë rrugore në shërbim.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Diploma nuk mjafton më? Inteligjenca Artificiale po ndryshon rregullat e tregut të punës

Tregu i punës po përjeton një transformim të shpejtë nën ndikimin e Inteligjencës Artificiale (IA),…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

29-vjeçari nga Maliqi denoncon dhunën nga policia greke, paraqitet me dëmtime në spitalin e Korçës

Një 29-vjeçar nga Maliqi është paraqitur mbrëmjen e djeshme në urgjencën e spitalit të Korçës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosje me thikë në Vlorë, një person dërgohet me urgjencë në spital

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Vlorë, ku një person ka mbetur i plagosur…

LEXO ME SHUME