Njëra prej oficereve të ekipit të shpëtimit ka arritur të kontaktojë me telefon me një person i cili ndodhet i bllokuar nën rrënojat e tërmetit në Turqi. Ai i ka thënë se është në gjendje të mirë. Biseda mes oficeres dhe personit të bllokuar është regjistruar në kamera.
“Jam gjallë nën rrënojat e tërmetit, më nxirrni jashtë,” dëgjohet të thotë banori.
Ajo i ka dhënë direktiva dhe e ka siguruar se ekipet e shpëtimit po punojnë për të lokalizuar të gjithë personat e bllokuar. Deri më tani kanë mbetur të vdekur 22 persona nga tërmeti me magnitudë 6.8 që goditi Turqinë mbrëmjen e së premtes (24 janar). Ndërsa autoritetet kanë shpëtuar mbi 40 persona.
