Categories Lajme

Thyenin bravat për të vjedhur banesat, arrestohen 4 të rinj në Fier

Policia e Fierit ka kapur dhe arrestuar në flagrancë 4 autorët e dyshuar të cilët kryen vjedhje të banesave në Fier, me mekanizmin e thyerjes së bravave.

Gjithashtu janë sekuestruar në cilësinë e provës matariale disa prej sendeve të vjedhura dhe sendet me të cilat kryenin vjedhjet.

Nga Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier u bë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasve:

1.Emanuel Doda, 23 vjeç, banues në Vlorë.

2.Lediona Preçi, 21 vjeçe, banuese në Vlorë.

3.Bledar Skënderaj, 24 vjeç, banues në Vlorë.

4.Klaustin Zeneli, 22 vjeç, banues në Vlorë.

Keta shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin kryenin vjedhje banesash me thyerje në qytetin e Fierit, duke thyer bravat e dyerve të banesave që vidhnin.

Konkretisht, gjatë orëve të natës së datës 23.10.2018 këta shtetas janë kapur me sende të vjedhura në banesat e shtetasve P.Th dhe O.T në lagjen “15 Tetori” Fier .

Po vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjeve të tjera të mëparshme në qytetin e Fierit ku dyshohen se autorë janë këta shtetas.

Gjithashtu, këta shtetas dyshohet se kanë kryer vjedhje banesash edhe ne qytetin e Vlorës për dokumentimin e të cilave po punohet me Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për hetime të mëtejshme në ngarkim të shtetasve të mësipërm për veprën penale “Vjedhje” e kryer në bashkëpunim parashikuar nga Nenet 134/2 e 25 të Kodit Penal .

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Mami, kam frikë, mësuesja më godet”/ Nëna e 4-vjeçarit në Korçë rrëfen tmerrin në kopsht: E gjeta duke i bërtitur

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me arrestimin e edukatores në Korçë, e cila u…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

LONDËR/ Shkatërrohet grupi i dyshuar kriminal shqiptar pas dy vitesh hetime, 10 të arrestuar!

LONDËR/ Shkatërrohet grupi i dyshuar kriminal shqiptar pas dy vitesh hetime, 10 të arrestuar! Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

PROTESTA/ Sindikata e Universiteteve bojkoton sërish mësimin, Kovaçi: Me studentët deri në fund!

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve ka bojkotuar edhe këtë të premte, më 23 tetor, procesin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të dielën nis koha dimërore, akrepat kthehen 60 minuta prapa

Të dielën e fundit të tetorit akrepat e orës do të zhvendosen pas për 60…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 22 Tetor 2026

Dashi Dashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje.…

LEXO ME SHUME