Categories Lajme

Thyerja e memorialit turk, Policia jep deklaratën zyrtare

Ditën e sotme rreth orës 06:00 një person që është ende i paidentifikuar ka goditur me lëve memorialin turk që ndodhet tek Parku i Liqenit në kryeqytet vendosur kohët e fundit në nderim të viktimave të grushtit të shtetit në vitin 2016 në Turqi.

Lidhur me ngjarjen, Policia ka dalë me një njoftim zyrtar, por pa dhënë asnjë detaj apo pistë hetimi, ndërsa thekson se po kryhen hetimet me qëllim identifikimin dhe kapjen e auto

Informacion paraprak

Në orët e para të mëngjesit, tek parku i Liqenit të Thatë, një person ende i paidentifikuar ka  dëmtuar  me sende të forta  një pjesë të një memoriali.

Grupi hetimor  po kryen veprimet me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit

Kujtojmë se vendosja e memorialit tek Parku i Liqenit ka hapur shumë polemika dhe reagime nga më të ndryshme ku shumica e opinioneve janë shprehur kundër tij, duke argumentuar se nuk përfaqëson asgjë për vendin në një kohë kur edhe në Turqi nuk ka një sqarim shterues se çfarë ka ndodhur në 2016 atje dhe kush është ëprgjegjës i saj.

Ndërsa kujtojmë se së fundmi disa eksponentë janë shprehur publikuisht për shembjen e tij dhe njëri prej tyre është edhe ish-deputeti, Eduart Ndocaj, njohur ndryshe si “Kaubojsi” i cili tha se ishte gati të ofronte 2000 euro për atë që do ta hiqte prej aty.

Më datë 20 Gusht, në ambientet e parkut të Liqenit Artificial në Tiranë, dhjetra qytetarë kanë protestuar kundër memorialit turk të vendosur nga kryebashkiaku Erion Veliaj, në përkujtim ttë 251 viktimave të grushtit të shtetit në 15 korrik të 2016 në Turqi, në mbështetje të Erdoganit.

Më herët, konkretisht më 11 Gusht, një grup të rinjsh kanë shkuar përpara monumentin dhe si shenjë revolte kundër tij, e kanë rrethuar me letë higjenike dhe kanë vendosur një tabelë me fjalët: ‘Respekt për këdo që nuk jeton më, por ky monument nuk na përket neve. I përket pushtuesve tanë. Bërë në datë 11/ 08/ 2019. Paqësisht në vend demokratik’.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në rrugën e vjetër Levan–Vlorë, automjeti përplas 74-vjeçarin, i moshuari dërgohet me urgjencë në spital

Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 18:00 në aksin Levan–Vlorë, në rrugën e vjetër,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Në pranga 3 persona të shpallur në kërkim, të dënuar për vrasje, drogë dhe vjedhje

Në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, strukturat e Drejtorisë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Trupi i 53-vjeçarit gjendet në malin e Bulqizës, mister shkaqet e vdekjes!

Gjendet i pajetë në malin e Bulqizës, ekspertiza zbulon plagë plumbi në gjoksin e 53-vjeçarit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në Itali, 61-vjeçari shqiptar humb jetën në vendin e punës, shtypet nga porta që po binte

Tragjedi në Itali, 61-vjeçari shqiptar humb jetën në vendin e punës, shtypet nga porta që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Paketa fiskale/ Detyrimi i ri për taksën vjetore të makinave me naftë dhe benzinë, rritje deri në 2.7 herë

Ndryshimet e propozuara në paketën fiskale për transferimin e taksës së qarkullimit nga karburantet te…

LEXO ME SHUME