Categories Bota, Lajme

Thyerja e pemës në shkollë i merr jetën vogëlushes

Ella Henderson quhet 6-vjeçarja e cila humbi jetën tragjikisht pasi u godit nga një pemë që u thye në mënyrë të papritur në shkollën ku ajo studionte. Vogëlushja u dërgua me urgjencë në spital nga shkolla e saj Gosforth Newcastle-upon-Tyne, pak pas orës 13:00 të së premtes. Helikopteri e transportoi 6-vjeçaren në Royal Victoria Infirmary, ku mjekët luftuan për të shpëtuar jetën e saj, por fatkeqësisht ajo vdiq të nesërmen në mëngjes.

Miqtë dhe familja e pikëlluar nxituan të ndajnë homazhet e tyre në një faqe për mbledhjen e fondeve të krijuar nga nëna e Ella Vikki Henderson për ditëlindjen e saj të 40, vetëm disa ditë pasi ajo vdiq. Më shumë se 2,700 njerëz kanë dhuruar për kauzën, ku më shumë se 40,000 £ janë mbledhur për bamirësinë e ambulancës ajrore e cila u përpoq të shpëtonte jetën e Ellas. Në një postim në faqen e saj në Facebook, Henderson shkroi: ‘Ky nuk është një postim që mendoja se do të shkruaja ndonjëherë aq më tepër për ditëlindjen time këtë vit, unë po kërkoj të dhuroni për Shërbimin e Ambulancës Great North Air. ‘Unë kam zgjedhur këtë bamirësi sepse misioni i tyre do të thotë shumë për mua, dhe shpresoj se do të konsideroni të kontribuoni si një mënyrë për të festuar me mua. Çdo pak do të më ndihmojë të arrij qëllimin tim.’

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME