Categories Sport

Tifozat Kuq e Zi nuk i ndahen kombëtares: S’ka pushim, bashkë mundemi!

Nuk ka pushime për grupimin e Kombëtares Shqiptare “Tifozat kuq e zi”.  Pasi ishin prezent në takimin e humbur mbrëmjen e djeshme në “Stade de France” ndaj kampionëve të Botës, grupimi “TKZ” ka premtuar se ekipin do ta mbështesë gjithmonë, madje pas humbjeve më shumë.
Ndërkohë, përmes një statusi kanë konfirmuar prezencën në shkallët e “Elbasan Arenës”, kur të martën kuqezinjtë të masin forcat me Islandën.
“S’ka pushim” “Nga Parisi e drejt në “Elbasan Arena”. Ekip mbështetet gjithmonë, por në humbje më shumë, atëherë kur nis braktisja nga pakënaqësia me rezultatet që merr. “Të martën në Elbasan, për ndeshjen e radhës, dhe të radhës, dhe të radhës…jo për rezultatet, por për emrin.

“Bashkë mundemi!”-shkruan grupimi në rrjetet sociale.
Takimi mes Shqipërisë dhe Islandës është i xhiros së gjashtë të kualifikueseve të Euro 2020, duel që do të startojë në orën 20:45.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Anthony Joshua mposht me vështirësi Kristian Prengën

Anthony Joshua kaloi me sukses provën e fundit me shqiptarin Kristian Prenga përpara supersfidës së…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME