Categories Sport

Tifozët serbë mbulojnë hartën e Kosovës me flamurin e Serbisë në Kampionatin Botëror

Gjatë ndeshjes mes Italisë dhe Serbisë në Kampionatin Botëror të basketbollit, që po zhvillohet momentalisht në Kinë, tifozët serbë i shfaqën në stadium dy flamuj të hartës së Kosovës, mbi të cilat ishte vendosur flamuri i Serbisë. Në kuadër të Kampionatit Botëror të basketbollit, Serbia e zhvilloi një përballje me Italinë, në kuadër të xhiros së tretë të grupit D.

Serbia e fitoi këtë ndeshje, e cila nisi në orën 13:30, me rezultat 92:77. Mirëpo, vëmendjen në këtë ndeshje e morën dy flamuj të hartës së Kosovës, të cilat ishin vendosur në stadium nga ana e tifozëve serbë.

Në këta flamuj, harta e Kosovës shihet se është e mbuluar me flamurin e Serbisë, mënyrë tjetër kjo për të mos e pranuar shtetin e Kosovës nga ana e Serbisë, përveç thirrjeve “Kosova është Serbi”, të cilat janë dëgjuar në disa ndeshje të futbollit më parë. Për më tepër, as Kina, ku po organizohet Kampionati Botëror 2019, nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

Serbia konsiderohet njëra ndër favoritet për këtë Botëror, pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe bashkë me Greqinë. Deri më tani, ata i kanë fituar të tri ndeshjet e zhvilluara në kuadër të fazës së grupit. Në anën tjetër, Kosova nuk po merr pjesë në këtë Kampionat Botëror pasi që nuk arriti të kualifikohet.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME