Categories Politike

Tikhanovskaia bën thirrje për bashkim dhe vazhdim të protestave

Drejtuesja e opozitës bjelloruse, Svetlana Tikhanovskaïa u bëri thirrje manifestuesve të vazhdojnë lëvizjen e tyre dhe theksoi se presidenti, Alexandre Loukachenko nuk kishte zgjedhje tjetër përveç se të fillonte dialogun me opozitën, në një intervistë të dhënë për AFP.

Opozitarja theksoi se bjellorusët e kishin kapërcyer frikën duke shtuar se vendimi i presidentit për të rritur sigurinë në kufi ishte një përpjekje për të na shkëputur nga problemet e brendshme.

“Unë jam shumë krenare për bjellorusët tani, sepse, pas 26 vitesh frikë, ata janë të gatshëm të mbrojnë të drejtat e tyre”, theksoi figura kryesore e opozitës, nga Vilniusi, kryeqyteti i Lituanisë, ku ajo është strehuar pas zgjdhjeve presidenciale të 9 gushtit, të cilat ajo konfirmoi se i kishte fituar.

“Iu bëj thirrje të vazhdojnë, të mos ndalohen, sepse është vërtet e rëndësishme tashmë të qëndrojmë të bashkuar në luftën për të drejtat tona”, shtoi ajo. “Ata duhet të kuptojnë që ne nuk jemi në lëvizje protestash. Ne jemi populli bjellorus, ne jemi një maxhorancë dhe nuk do të largohemi. Ne nuk kemi më frikë nga ata”, theksoi Svetlana Tikhanovskaïa. Opozita hodhi poshtë rezultatet e zgjedhjeve presidenciale që i dhanë fitoren Lukashenkos me 80% të votave.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME