Tirana ka mundur Kukësin në takimin hapës të javës së 23-të të Kategorisë Superiore me rezultatin 1-2.
Bardheblutë përmbysin verilindorët në fundin e takimit për ti marrë edhe kreun e klasifikimit. Pa një pjesë të parë pa gola, janë djemtë e drejtuar nga Shpëtim Duro ato që kalojnë të parët në epërsi në minutën e 53.
Një aksion model i Emiljano Mustës që pason në zonë për Shkurtajn, në përpjekje për të larguar topin Kristi Vangjeli e depoziton topin në rrjetë duke ndezur festën tek nën kampionët e Shqipërisë. Emanuel Egbo bën zëvendësimet e duhura duke aktivizuar në lojë edhe Ngo dhe kryeqytetasit shikojnë nga sulmi. Më të lehtë 24 herë kampioneve të Shqipërisë ia bën Olsi Teqja i cili merr kartonin e kuq në minutën e 83.
2 minuta me pas Idriz Batha me një goditje spektakolare dënimi vendos ekuilibrat duke mposhtur Gjikën. Kukësi ende pa marrë vetën nga ky gol pëson sërish me autor Agusstin Torassn. Argjentinasi i jep fitoren të tijve 3 minuta nga fundi i kohës së rregullt. Me këtë sukses Tirana ngjitet në vendin e parë me 44 pikë, 2 më shumë se Kukësi.
